Flet vajza që u përdhunua nga i ati: Policia më kërcënoi, më tha do të arrestojmë ty nëse s'ka prova

Flet vajza që u përdhunua nga i ati: Policia më kërcënoi, më tha do të arrestojmë ty nëse s'ka prova

Vajza që denoncoi të atin për abuzim seksual për tre vite ka akuzuar se policia nuk veproi për ta mbrojtur. Vajza thotë se denoncoi dhunën disa muaj më parë në polici me ndihmën e një avokati, por pas një jave u detyrua ta tërheqë denoncimin për shkak të presioneve. “Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër. Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë” - tha vajza denoncuese.

Vajza thotë që i kish marrë si kërcënime thëniet e policëve, se do të dënohej, nëse dëshmitë e saj nuk dilnin të vlefshme. Ajo e tërhoqi denoncimin dhe u fejua më pas me një djalë, por përsëri babai i kërkonte favore seksuale, ndaj ajo bëri regjistrime të bisedave me të. Vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Ajo theksoi se pasi zhgënjye nga policia, mendoi t’u drejtohej mediave si një rrugë shpëtimi. “Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” - tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar Ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit. Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato. Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij. “Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush” - tha ajo. E pyetur nga Zëri i Amerikës mbi pretendimet e vajzës, policia deklaroi se çdo thënie e saj do të hetohet me kujdes, dhe se i ati u arrestua të martën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezart: 16/07/2019 17:44

    policia qe duam kriminela jau kthetht zoti te fmit e juaj o polici muti

    Përgjigju
  • asl: 10/07/2019 23:12

    Ndero policine pjesa me e madhe jane analfabet nuk dine te komunikojne me njerzit.Ma do mendja kjo do vije gradualisht.

    Përgjigju
  • LleshLeshi: 10/07/2019 21:30

    O Minister i brendshem.Cfare jane keta police kriminele qe mban ne pune?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij