Florida thyen rekordin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orësh

Florida thyen rekordin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orësh

Në Shtetet e Bashkuara, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 442 pacientë për një total viktimash, që nga fillimi i pandemisë, prej 135 117.

Ndërkohë, në vend u raportuan edhe rreth 60 mijë raste të reja koronavirusi, gjë e cila e ka rritur numrin e përgjithshëm të personave të identifikuar pozitiv nga Covid në 3.302.000.

Florida raportoi në 24 orët e fundit një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19.

Njoftimi vjen ndërsa administrata Trump ka ripërsëritur thirrjet për hapjen e shkollave e ndërsa në Miçigan dhe Mizuri janë planifikuar protesta kundër maskave.

Sipas një analize të kryer nga "Reuters" nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Rritjet ditore në Florida me raste të reja kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të çdo vendi evropian të shënuar gjatë pikut të pandemisë. Ajo ka thyer rekordin e shtetit të Nju Jorkut prej 12.847 rastesh të reja më 10 prill, kur ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA.


Lajmi kryesor:

Në Itali regjistrohen 13 viktima! 13 milionë të infektuar nga Covid në botë… Rekord rastesh të reja në Florida


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-off

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-off