Nga gushti do të futen në qarkullim autobusët e gjelbër “Go Green”, të cilët do të përshkruajnë linjën e madhe unazore prej 13.2km me 66 stacione.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili e konsideron vënien në përdorim të autobusëve të gjelbër “Go Green”si një gjeneratë e re e transportit publik.
"Mirmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të diel të bukur. Në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione", shkruan Rama.
Flota e re e autobusëve të gjelbër "Go Green" u prezantua një ditë më parë nga kreu i Bahskisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo është pjesë e një procesi për modernizimin e transportit publik në Tiranë.
"Kemi flotën e parë elektrike, por janë 6 apo 7 kompani që 50% të mjeteve i kanë elektrike. Nëse vijojmë në këtë drejtim, besoj se do të kemi qytetin me 100% taksi elektrike. Në të gjithë itinerarin e 13.2 km kemi zero ndotje të prodhuar si nga këta autobusë, ashtu edhe nga taksitë elektrike të Tiranës, apo flota elektrike e Policisë Bashkiake", tha Veliaj një ditë më parë.
Ky investim do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera. Linja e gjelbër unazore në Tiranë, miqësore me mjedisin, synon një mbulim të gjerë dhe integrim me rrjetin ekzistues të transportit, duke iu dhënë mundësi qytetarëve që të udhëtojnë në distanca më të gjata me një linjë transporti.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 2150
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
19 Prill, 17:51
-
Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'
19 Prill, 16:45
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
-
Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë
19 Prill, 11:26
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12