Fluks automjetesh në aksin Radhimë -Vlorë, pushuesit mbyllin fundjavën në jug të vendit

Fluks automjetesh në aksin Radhimë - Uji i Ftohtë, Vlorë, për shkak të kthimit të pushuesve nga fundjava në jug të vendit.

Sipas njoftimit,  gjatë orës 20:15 nuk është krijuar trafik dhe lëvizet rrjedhshëm edhe pse ka fluks të madh.

Punonjësit e Policisë Rrugore dhe patrullat me motoçikleta të 'Shqiponjave' i drejtohen të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat, të vendosin rripin e sigurimit, mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos të kryejnë manovra në rrugë e të mos parakalojnë.

Gjithashtu është këshilluar që të përdoren rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:

Rrogozhinë - Elbasan - Tiranë.

Plepa, Durrës - Ndroq - Tiranë.

Në disa akse nuk duhet të ecet me shpejtësi sepse ka prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Që gjatë mesditës së sotme,në rrugën Orikum-Radhimë është vënë re prezencë e madhe e automjeteve, pasi pushuesit janë larguar nga plazhi për shkak të shirave që filluan, ku radhët kilometrike nisnin që në zbritje të Llogarasë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)

DIREKT/ Barcelona 1-3 PSG, Araujo dhe Xavi me karton të kuq te vendasit! Dortmund 4-2 Atl. Madrid në Champions League (GOLAT)