Fluks i lartë pasagjerësh në Rinas, aeroporti ‘Nënë Tereza’ lajmëron qytetarët: Paraqituni 3 orë përpara udhëtimit

Fluks i lartë pasagjerësh në Rinas, aeroporti ‘Nënë Tereza’ lajmëron qytetarët: Paraqituni 3 orë përpara udhëtimit

Foto ilustruese

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ sugjeron që qytetarët të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit të paraqiten 3 orë më përpara udhëtimit në aeroport. Në një postim në rrjetet sociale nga TIA, ky sugjerim vjen për shkak të rritjes së fluksit të pasagjerëve, që udhëtojnë nga aeroporti ‘Nënë Tereza’, në këto ditë të sezonit veror.

‘Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare -  sidomos Italia - si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave -  sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni -  sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t'i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.’- njofton Aeroporti Nënë Tereza.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen