Rriten kërkesat për birësime, Sulstarova: Nuk ka fëmijë, refuzohen ata me probleme shëndetësore! 130 çifte janë në pritje

Komiteti Shqiptar i Birësimeve, nuk ka fëmijë në dispozicion për të plotësuar fluksin e lartë të kërkesave të çifteve.

Kryetarja e komitetit, Alma Sulstarova thotë se 130 çifte janë në pritje për birësim, por vetëm 20 fëmijë kanë gjetur një strehë të ngrohtë. Pjesa tjetër i përket fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilët çiftet nuk preferojnë t’i bëjnë pjesë të familjes.

“Jemi në një moment jo shumë të mirë në komitetit për fëmijë, ndërsa kërkesat për birësim i kemi në rritje. Fëmijë nuk kemi shumë në dispozicion. Shqiptarët duhet të gëzohen që ka ardhur kjo ditë dhe vajzat tona janë mjaftueshëm të emancipuara për ta planifikuar jetën e tyre, por misioni i komitetit vështirësohet për të kryer birësime. Për shkak edhe të infertilitetit, ka një rëndie të numrit të lindjeve. Kërkesa kemi rreth 130, dhe fëmijë kemi shumë pak. Nëse një fëmijë konsideruet i disponueshëm për birësim me vendim gjykate, dhe dosja vjen në komitet, ai fëmijë brenda pak ditësh birësohet. Kërkesat në birësim kanë ardhur në rritje, për shkak edhe të emancipimit. Vendimi për të birësuar kanë filluar që ta marrin pak më herët. Gjithmon edhe më tepër po vijnë çifte që e marrin këtë vendim shpejt”,- është shprehur Sulstarova.

Sulstarova tha se nga gjykata, ata kanë vetëm dosje të mbartura ndër vite, të fëmijëve me probleme shëndetësore. Ndonëse institucioni është përpjekur, këtyre vogëlushëve nuk u është gjetur ende familje.

“Nuk kemi dosje fëmijësh të disponueshme. Kemi vetëm disa dosje të mbartura ndër vite, që janë fëmijë me probleme shëndetësore, të cilat kemi bërë çdo përpjekje për ti birësuar, por nuk ja kemi dal dot. Është një kontingjent që duhet menduar. Ka mbetur në komitet prej shumë vitesh. Për mua është trajtimi i qendrave të zhvillimit që kemi. I akomodojmë atje në fakt. Merren nga shtëpia e foshnjesh dhe çohen në qendra zhvillimi. Por duhet të shikohet si një shërbim afatgjatë”, tha drejtoresha e Komitetit të Birësimeve”,- shtoi ajo.

Duke përsëritur kriteret që duhet të plotësojë një çift për birësim, Sulstarova u shpreh se gjatë këtij viti janë birësuar vetëm 20 fëmijë, nga 35 një vit më parë.

“Kritere janë disa. Kryesorja duhet të ketë një punë, shtëpi, të ketë të ardhura të mjaftueshme, por më kryesorja të jetë një çift të binde komitetin që do i ofroje një jetë të mirë fëmijës. Sipas ligjit shqiptar të birësimeve, birësimi është i pa revokueshëm. Kur birësohet, konsiderohet fëmijë biologjik. Fëmija thuhet që vdes në familjen biologjike, dhe rilind në familjen birësuese”,- deklaroi kryetarja e Komitetit Shqiptar të Birësimeve.

Ndër të tjera, ajo na tregon se gjatë punës së saj ka pasur shumë momente emocionuese, por dy prej tyre i kanë shenjuar jetën.

“Birësimi i fundit është një histori suksesi. Tre fëmijë romë, që vijnë nga e njëjta familje dhe po birësohen në të njëjtën familje. Nuk ka ndodhur asnjëherë në komitet që tre fëmijë, motra dhe vëllezër, të birësohen në një familje në një shtet fqinj. Ndërkohë kam dhe historinë e një vajze që i mungonin gjymtyrët e poshtme, që u birësuan nga një çift amerikan. E morën vajzën me një dashuri që më ka emocionuar jashtëzakonisht. Kam kontakte, më kanë sjellë fotografi. Më kanë premtuar se sa të mbushë moshën, do i bëjnë operacione për proteza”,- tha Sulstarova.

Sipas ligjit shqiptar, një familjeje birësuese nuk mund t’i merret më fëmija, me përjashtim të rasteve ekstreme, kur sjellja e tyre është abuzuese, apo nuk u përmbushin kushtet për të cilat janë angazhuar. Megjithatë, në dy vitet e para, që nga momenti i birësimit, fëmijët kontrollohen në mënyrë periodike.

K.M/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie

Presidenti Begaj në Firmo: Diversiteti kulturor, burim pasurimi dhe harmonie