Fluksi i turistëve fundos euron, këmbehet me 120.75 lekë

Fluksi i turistëve fundos euron, këmbehet me 120.75 lekë

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë gjatë ditës së djeshme një euro është këmbyer mesatarisht me 120.82 lekë, rreth 0.32 lekë më pak se sa fundi i javës së kaluar. Në fillim të javës së kaluar euro preku nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u këmbyer me 120.75 lekë. Por pas një rikuperimi të lehtë në fundin javës që lamë pas euro ka nisur të zhvlerësohet përsëri. Arsye kryesore të nënçmimit të monedhës së përbashkët lidhen me efektet sezonale, ku flukset e emigrantëve dhe turistët rrisin ofertën në valutë.

Edhe monedhat e tjera janë treguar të dobëta ndaj lekut. Kështu, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan është këmbyer me 107.8 lekë, rreth 0.31 pikë më pak. Po ashtu edhe monedhat e tjera kanë pësuar rënie, ndër të cilat më të madhen paundi britanik. Një paund është këmbyer me 130.16 lekë, rreth 0.78 pikë më pak se të premten.

Edhe në tregjet ndërkombëtare monedha europiane po tregohet e dobët përkundrejt dollarit. Aktualisht sipas Financial Times një euro po këmbehet me 1.12 dollarë, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Në harkun kohor të 12 muajve niveli më i lartë i këmbimit të euros ishte 1.18 dollarë për 1 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 14/08/2019 08:53

    Eshte e domosdoshme nderhyrja ne treg e Bankes se Shqiperise ! Kjo situate po perseritet nga viti ne vit.Banka nga ana e saj eshte e interesuar per kete kurs kembimi.Terheq Euro dhe vlereson Lek-un.Mbani parasysh,nuk eshte veshtire te kuptohet,qe ky kurs kembimi demton ndjeshem eksportet e stines,duke i bere me te shtrenjta per bleresin e huaj ! Gjithashtu demton turizmin sepse per çdo njesi euro merret me pak leke,pra shtrenjtohet sherbimi, ushqimi,etj.Besoj qe kemi pershtypjen e gabuar,duke menduar qe jemi treg i lire,por nuk eshte e vertete ! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit, kujton se mund të bëhet vrasës i i pluralizmit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit, kujton se mund të bëhet vrasës i i pluralizmit