Flutura Açka takim me shkrimtarë e studiues në Elbasan: Kur shkruaj për këtë qytet, jam tërësisht e vërtetë! Gazmend Bardhi: Ky duhet të jetë qyteti i poezive dhe jo krimit

Flutura Açka takim me shkrimtarë e studiues në Elbasan: Kur shkruaj për këtë qytet, jam tërësisht e vërtetë! Gazmend Bardhi: Ky duhet të jetë qyteti i poezive dhe jo krimit

Drejtuesi Politik i PD në qarkun Elbasan, Gazment Bardhi  dhe Flutura Açka kanë zhvilluar një takim me  shkrimtarë, poetë, studiues, njerëz të njohur të letrave në Teatrin e Kalasë.  Bardhi tha se PD është krenare që në ekip ka në personazh si Flutura Açka dhe se Elbasani nuk është shquar kurrë si qytet i krimit, por i letrave dhe i poezive dhe se PD fushatën e ka bazuar pikërisht te qytetaria.

"Unë jam shumë krenar që kemi në ekipin tonë, Fluturën, që përfaqëson vlerat reale të Elbasanit. Elbasani nuk është shquar kurrë si qytet i krimit, por ka qënë qytet i dijes. Elbasani nuk është shquar kurrë si qytet i frikës, por është shquar si qytet i letrave dhe i poezive. Elbasani do të vazhdojë të mbetet qytet i dijes dhe për këtë garanci është Flutura, është ekipi i Partisë Demokratike, jemi të gjithë ne që këtë fushatë e kemi bazuar pikërisht te qytetaria. Ne nuk e kemi bazuar fushatën dhe nuk do ta bazojmë deri në fund tek të fortët, te bandat, te ata që e mendojnë pushtetin si mundësi për t’u pasuruar për vete, por do ta bazojmë te njerëzit e thjeshtë, te njerëzit me vlera, te njerëzit me parime. Unë jam vërtet shumë i kënaqur që jam pjesë e këtij takimi. Sigurisht është një nga ato takimet ku unë duhet të jem një dëgjues i mirë dhe të mos flas shumë, prandaj do ua lë mikrofonin ju duke ju kushtuar shumë vëmendje, dhe jam i sigurt që do dal nga ky takim me më shumë ide dhe me më shumë vullnet për të çuar përpara ato vlera që përfaqëson qytetaria e Elbasanit", - u shpreh Bardhi.

Flutura Açka u shpreh e emocionuar nga fjalët dhe mbështetja. Ajo tha se kur shkruan për Elbasanin është gjithnjë e vërtetë.

"Kur mbarova romanin ‘Ku je’, është një roman i gjatë, ndër romanet e mia më të vështirë, e pranoj, sepse ka të bëjë me vitet ‘80, me vite shumë të vështira, jo vetëm të miat. Unë isha në fillimet e shkollës së mesme, gjatë shkollës së mesme në ato vite… dhe kur e mbarova ia dhashë korrektores time. Kur e mbaroi më telefonoi në mes te natës dhe më tha: Flutura, ai Artur Hobja, cili është ai njeri?... Ishte fjala për personazhin. I thashë: Dorina, ai njeri nuk ekziston, ai është krijesë e imja, është karakter, është personazh. Me tha: Unë kujtova se është i vërtetë, se kishte jetuar ai. I thashë: Dorina, ti pa dashje më ke bërë një kompliment kaq të madh, të marrësh një kompliment kur mbyll ti librin, kjo ishte ngjarja më e bukur që mund të më ndodhte, që të thuash për një personazh se ka qënë i vërtetë, do të thotë që kur shkruaj për Elbasanin jam tërësisht, pafundësisht e vërtetë", - tha Açka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faja: 04/04/2021 19:05

    Mos i besoni kesaj prostitute te ndyre sepse te tillat e shesin per dy lek....

    Përgjigju
  • tosi: 04/04/2021 18:40

    Amonmo kjo Flutura Acka pa imazh per femer, tamon nje sharebajge gerdalle, sikur te jete motra e Vokshi gerdalles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota