"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat! Fluturo te Zoti!" Qindra persona i japin lamtumirën 19 vjeçarit shqiptar, humbi jetën në aksident
Ceremonia e varrimit e Kevin Muratit
"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti". Me këto fjalë mallëngjyese, pasditen e së shtunës së 3 qershorit, në Katedralen e Latisanës, nisi ceremonia mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kevin Muratajt,19 vjeçarit me origjinë shqiptare.
I riu humbi jetën në një aksident tragjik në orët e vona të së premtes 26 maj 2023, pasi u përplas për vdekje teksa kalonte në vijat e bardha.
Kevin së bashku me shokët e shoqet e klasës kishte dalë nga një piceri dhe ishin nisur për në diskotekë për të festuar mbrëmjen e maturës kur ndodhi aksidenti tragjik.
Qindra njerëz kishin shkuar për të ngushëlluar të ëmën Elisabetën dhe babain Alket, dy fëmijët e tyre të mitur dhe xhaxhain e tyre Erlind.
Ne nuk duhet të humbasim shpresën dhe as besimin, ashtu siç na mësoi Kevin – tha Imzot Carlo Fant i cili kremtoi ceremoninë mortore –. Shpirti i tij që tani ka gjetur paqe do të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që e donin”.
Gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip gjuha mëmë e familjes Murataj e cila kishte vite që jetonte në Itali dhe ishte integruar mjaft mirë. Mes njerëzve dhe shumë të rinj, shokët dhe shoqet e Kevin. Dëshpërim, tronditje dhe trishtim tek i gjithë komuniteti latisanez, ku familja Murataj jetonte prej vitesh.
Më pas dalja e arkivolit nga katedralja u shoqërua me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell dhe një duartrokitje të gjatë, shkruan faqja online il messagero
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
20%
-
Jo
74.4%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 481
Lajme të tjera
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypur një person me makinë
16 Prill, 15:09
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: Kampi nuk hapet më 20 maj, pritet të jetë gati rreth nëntorit! Kostot për Italinë 1 mld € për 5 vite
15 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
Itali/ Veliaj takon homologët e Veronës dhe Viçencës: Zgjerojmë bashkëpunimin për ‘Eco Tiranën’, së shpejti shërbime të reja në kryeqytet
14 Prill, 15:08