"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat! Fluturo te Zoti!" Qindra persona i japin lamtumirën 19 vjeçarit shqiptar, humbi jetën në aksident

Ceremonia e varrimit e Kevin Muratit

"Fluturo lart, Kevin, si shqiponjat fluturojnë mbi botë, fluturo te Zoti". Me këto fjalë mallëngjyese, pasditen e së shtunës së 3 qershorit, në Katedralen e Latisanës, nisi ceremonia mortore për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kevin Muratajt,19 vjeçarit me origjinë shqiptare.

I riu humbi jetën në një aksident tragjik në orët e vona të së premtes 26 maj 2023, pasi u përplas për vdekje teksa kalonte në vijat e bardha.

Kevin së bashku me shokët e shoqet e klasës kishte dalë nga një piceri dhe ishin nisur për në diskotekë për të festuar mbrëmjen e maturës kur ndodhi aksidenti tragjik.

Qindra njerëz kishin shkuar për të ngushëlluar të ëmën Elisabetën dhe babain Alket, dy fëmijët e tyre të mitur dhe xhaxhain e tyre Erlind.

Ne nuk duhet të humbasim shpresën dhe as besimin, ashtu siç na mësoi Kevin – tha Imzot Carlo Fant i cili kremtoi ceremoninë mortore –. Shpirti i tij që tani ka gjetur paqe do të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që e donin”.

 

 Gjatë ceremonisë, u fol edhe në shqip gjuha mëmë e familjes Murataj e cila kishte vite që jetonte në Itali dhe ishte integruar mjaft mirë. Mes njerëzve dhe shumë të rinj, shokët dhe shoqet e Kevin. Dëshpërim, tronditje dhe trishtim tek i gjithë komuniteti latisanez, ku familja Murataj jetonte prej vitesh.

Më pas dalja e arkivolit nga katedralja u shoqërua me tullumbace të bardha që u lëshuan në qiell dhe një duartrokitje të gjatë, shkruan faqja online il messagero

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne