FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot

FMN kritika për investimet publike që s'kanë lidhje me tërmetin: Nuk janë prioritet, kujdes koncesionet kanë tejkaluar kostot

Foto ilustruese

Shqipëria ka dy sfida thelbësore përpara sipas FMN, pasi duhet më shumë investim tek qytetarët. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, tha në konferencë me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave se duhet një strategji për të rritur të ardhurat.

"Sfidat kryesore tani janë të dyfishta: Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur defiçitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i transparences dhe cilësisë së investimeve publike", u shpreh shefja e misionit të FMN-së.

FMN nuk ka kursyer kritikat për qeverinë, kur flitet për investimet, pasi sipas këtij institicioni duhet më shumë transparencë dhe prioritet në projektet që po realizohen.

"Duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë. Forcimi i besueshmërisë së kuadrit fiskal, rritja e cilësisë dhe transparencës së shpenzimeve publike, dhe përmirësimi i monitorimit menaxhimit të risqeve fiskal në rritje, janë gjithashtu të rëndësishme për sigurimin e financave të shëndetshme publike", shprehet Sun.

Kritikat janë përqendruar edhe tek koncesionet. Sipas FMN numri i kontratave koncesionare nga viti 2013 është rritur me 50%. Po ashtu thuhet se me koncesionet ka tejkalim kostosh dhe shkelje të afateve fillestare.

Rritja e shpejtë e stokut të partneriteteve publike private (PPP) —që pritet të arrijë në 50 për qind të PBB-së në 2021, nga 33 për qind në vitin 2018—kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP). Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020. Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme", thuhet në konkluzionet e FMN.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen