FMN me Doganat: Përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së në rrugën e duhur

FMN me Doganat: Përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së në rrugën e duhur

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Strategjisë Afatmesme të Shqipërisë për të Ardhurat (MTRS),  zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Genti Gazheli dhe stafet teknike nga data 4-8 shtator 2023.  

Në vlerësimet paraprake misioni vlerësoi përmirësimet në performancën e administratës doganore.

Sipas raportit paraprak të FMN-së, iniciativat e lidhura me kontrollet doganore, përpunimin e importit dhe përputhshmërinë me kërkesat e sistemeve të BE-së janë përgjithësisht në rrugën e duhur, përfshirë këtu edhe zgjerimin e programit të operatorëve të autorizuar ekonomikë.

Sipas Misionit, ka pasur zhvillime pozitive lidhur me marrëveshjet e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët vendas dhe ata ndërkombëtarë për të luftuar informalitetin.

Theksojmë se Administrata Doganore gjatë viteve të fundit ka qenë aktive në diskutimet teknike në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe është përfaqësuar në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe ka marrë asistencë teknike në ndërtimin e modeleve të menaxhimit të riskut në fushën e akcizës.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Madrid/ Balla takon homologun spanjoll! Firmoset memorandumi për ngritjen e një grupi të ri të përbashkët hetimor në luftën kundër trafikut të drogës

Madrid/ Balla takon homologun spanjoll! Firmoset memorandumi për ngritjen e një grupi të ri të përbashkët hetimor në luftën kundër trafikut të drogës