Çelet thirrja e katërt për projekte të financuara nga BE, përmes programit IPARD II! Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë

Thirrja e katërt për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, është çelur për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt dhe përmes saj synohet të të promovohet dhe të hapet një dritare komunikimi për të gjithë aplikantët potencialë për të patur sa më shumë investime në turizmin rural. Buxheti i alokuar nga kjo thirrje për aplikim është 5,2 milionë euro, i bashkëfinancuar në 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit.

Për të lançuar thirrjen e katërt, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, si dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, ishte sot në një prej bizneseve të suksesshme në agroturizëm, përfitues të programit IPARD, nga ku theksoi se ky program garanton një financim jashtëzakonisht të favorshëm, për të gjithë ata që kanë vizionin dhe vullnetin të zhvillojnë ekonominë e tyre familjare, duke besuar tek një potencial i jashtëzakonshëm dhe ende shumë pak i shfrytëzuar, që është potenciali i fshatit e  në këtë rast i agroturizmit.

‘Agroturizmi është përgjigja duke e parë rrugën e zhvillimit nga e kundërta. Pikërisht pse jeton në një pozicion të tillë ku, për disa arsye objektive e ka të pamundur që të përfshihesh në rrugën e zhvillimit të bujqësisë intensive ke avantazhe. Ke avantazhin që të jep natyra, distanca edhe ajo që ti ofron duke bërë që në vend që të shkosh ti tek tregu të vijë tregu tek ty. Eksperiencat e krijuara në këtë fushë që tani janë të konsiderueshme në raport me nga u nisën flasin vetëm për favorin që agro-turzimi u jep atyre që angazhohen me to. Është e lehtë që të gjitha premisat të mund të verifikohen duke i parë nga afër të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur. Investimi në agro-turizëm kërkon një bazë, kjo është arsyeja pse financon BE. Sot shembujt e suksesin në agro turizëm flasin për një fakt të pakundërshtueshëm.

Aplikoni për mbështetje, sepse mbështetja është gjithnjë e më e madhe në aspektin financiar, pasi janë të pakrahasueshme me të shkuarën e deri djeshme. U themi atyre që dalin dhe bllokojnë rrugën të adaptohen. Nuk mund të mbijetosh sot duke qëndruar vetëm në ngastrën tënde. Të gjithë ata që angazhohen në sipërmarrje, kanë mundësinë të ndërtojnë një sipërmarrje të suksesshme. Ne kemi ende shumë për të bërë, për të garantuar maksimumin e cilësisë së imputeve bujqësore, të farave të fidanëve, të gjithë atyre elementëve që janë baza. Kemi shumë për të bërë që të garantojmë një rritje të rrugëve të informimit. Të rriten kapacitetet duke stimuluar dijen dhe njohëm nga afër të rasteve të suksesit dhe duke stimuluar inovacionin dhe futjen e teknologjive të reja në këtë fushë. Do vijë një ditë kur turizmi rural do jetë i barasvlefshëm me turizmin bregdetar.’- tha Rama.

 

Videoja e plotë e Ramës

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet