Fondet për rindërtim, Pogaçi për Report TV: Ndikim pozitiv në ekonomi, të përgatiten projektet

Konferenca e Donatorëve kapërceu çdo pritshmëri të qeverisë, por edhe të ekspertëve. Paraprakisht është deklaruar se vlera e mbledhur nga vendet pjesëmarrëse në konferencë është 1.15 miliardë euro. Impakti që do të ketë kjo shumë në ekonomi pritet të jetë e konsiderueshme, pasi pritet që të ketë më shumë të ardhura dhe më tepër konsum. Për drejtoreshën e Bashkimit Tregtar Mira Pogaçi këto fonde do të sjellin një përmirësim ekonomik.

“75% e fondeve do të shkojnë për rindërtim, ndërkohë pjesa tjetër shkon në sektorë të tjerë të ekonomisë. Pra, ne presim të kemi shtim të materialeve, shtim të të ardhurave nga dogana, rritje punësimi, rritje të kontributeve, pra një rritje shumë e ndjeshme. Niveli i borxhit është shumë i lartë dhe shumë projekte janë bërë kurban, për shkak të borxhit. Por tani duke ardhur fonde dhe projekte të reja ne mendojmë që do të ketë një lulëzim brenda mundësive nga pikëpamja ekonomike”, tha Pogaçi.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve është dhënë në formën e kredisë dhe në formën e projekteve. Por për Pogaçin, tani është koha për të përfundohen projektet e rindërtimit dhe të aplikojmë për fondet e vëna në dispozicion nga shtete të ndryshme.

“Duhet të aplikojë vendi ynë, duhet të japë projekte fizibël, të ketë ide të qëndrueshme që t’i shërbejnë qëllimit të kësaj konference, që ne t’i përfitojmë këto kredi. Por ende nuk e dimë sa do të jetë barra e vërtetë për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Pogaçi.

Paraprakisht ende nuk ka një shifër zyrtare se sa do të jetë norma e interesit që do të aplikohet për shumat e dhëna në formën e kredisë, por mendohet që fjala është për kredi të buta, nën 3%. Ndërkohë, për përfitimin e projekteve, shteti duhet të realizojë projektin brenda parametrave të përcaktuara nga shtetet përkatëse dhe nëse ai është i bindshëm, shteti mund ta përthithë vlerën monetare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/02/2020 17:06

    Keto pará nuk janë dhurate! Askush nuk fal pará! Te japin pará e do u japesh ate qe kerkojne, te mbushet Shqiperia me gjoja ”puntore” te huaj , dmth emigrante. Megjithate nqse nuk jane te forte psikologjikisht politikanet tanë qe ti thone ketyre parave JO, atehere asnje qindarke te mos lejohet te levizi nga duart e tyre se do vidhen. BE-ja pará të thata te mos japi some do vidhen. Do vidhen, ne do i paguajme dhe nga ana tjeter Shqiperia jone do mbushet edhe me ”puntorë”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin