Fondi Saudit i Zhvillim kredi Shqipërisë për përfundimin e rrugës Qukës-Qaf Plloçë, përfitojnë 600 mijë banorë! Ministrja: Me kushte të favorshme

TIRANË- Është nënshkruar marrëveshja e huasë shtesë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Saudit të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Kredia është me vlerë 49 milionë dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur parasysh që bota ndodhet në një krizë ekonomike. Përqindja e interesit të kredisë është 2% dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.

Në fjalën e saj, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Ibrahimaj tha se me këtë kredi synohet t’i jepet fund odisesë për përfundimin e kësaj rrugë, e cila prej vitesh është ende në ndërtim. Ministrja u ndal në avantazhet që do të sjellë përfundimi i këtij aksi rrugore, i cili do të jetë me dy korsi. Ibrahimaj u shpreh se kjo rrugë do të shkurtojë distancën me zonën juglindore të vendit, për rrjedhojë edhe distancën me pikën kufitare të Kapshticës. Ndër të tjera, Ministrja tha se kjo rrugë do të nxisë turizmin, do të zhvillojë bujqësinë, si edhe do të rrisë aktivitetin e bizneseve.

“Marrëveshja synon përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Përfundimi i rrugës shkurton distancën, rrit aktivitetin e biznesit dhe përmirëson turizmin. Synohet përmirësimi i parametrave të infrastrukturës rrugore dhe shkurton distancën me Kapshticën. Të nxisim turizmin në zonën juglindore dhe zhvillimin e bujqësisë. Projekti është në zbatim dhe financohet me 25 milionë dollarë të nënshkruar më herët, dhe një hua tjetër nga banka islamike. Do të marrim edhe këtë hua për rrugën 44 km me 2 korsi, kredia është me terma lehtësuese edhe pse jemi në kulmin e krizës. Afati do të jetë 25 vite, norma interesit është 2% dhe për 5 vite nuk ka pagesë principali”, tha Ibrahimaj.

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Saudit të Zhvillimit,  Abdulrahman Al-Marshad u shpreh se nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë, do të ndikojë në përmirësimin ekonomik të zonës, por sipas tij edhe në reduktimin e vështirësive në transport. 

“Ky projekt vjen në kuadër të interesimit të madh të Arabisë Saudite për projekte për zhvillimin e Shqipërisë. Ne kemi dhënë deri tani 4 kredi zhvillimore për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. I shpreh vlerësimet e mia qeverisë shqiptare dhe të gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që ky projekt të jetë burim për zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, tha ai.

Segmenti prej 43 kilometrash i rrugës, Qukës Qafë-Plloçë është pjesë e korridorit rrugor Tiranë – Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje. Ky aks rrugor konsiderohet si një "gropë e zezë" në buxhetin e shtetit. Projekti ka nisur në vitin 2011 me afat të mbylljes së punimeve deri në 2019, por në fakt ky aks është ende në fazë ndërtimi, ku gjithmonë kërkohen investime të reja për shkak të projektimit të keq të këtij aksi. Por, qeveria shpreson se me këtë kredi do t'i jepet fund kësaj sage. Tashmë afati i ri mbylljes së punimeve është vendosur viti 2023, plot 12 vite nga nisja e punimeve për këtë aks.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abi: 12/08/2022 16:28

    O Ministre dil e shifi drejtoret sidomos ate te kredive se cfare ben e ka kthyer institucionin ne prone private sikur me e pas te babes! Di vec fut lek ne xhep! E mban ai sekretarinyt aty ne MFE! Po do fakte tjera ke plot edhe letra mendere nuk ka i marin per vete!

    Përgjigju
  • Iris: 11/08/2022 02:50

    Kjo rruge do te kushtoje shume me teper dhe nuk e ka fajin projektimi i keq,por terreni i keq.Tere ato zona Elbasan-Librazhd-Pogradec jane zona rreshqitese dhe zona termeti.Ne kohen e Xhaxhit faqet malore anesh rrugeve i shikoje shpesh te veshura me rrjeta teli,per te mos folur per malet,kodrat e shkembinjte qe s'kane te sosur.Per nje ore shkurtim rruge,nuk ia vlen te mbytesh ne borxhe te Sauditet,me mire te zgjaste dhe 40 vjet e te behej me fondet vendase se sa keshtu dhe te mendosh sa do vidhen nga ky fond dhe ne fund detyrimi i mbetet shtetit per t'a shlyer.

    Përgjigju
  • Tirona: 10/08/2022 23:32

    O zonje a e di ti se sa banor ka aktualisht në Shqipni ee?? Merni nai her me lexu shifrat se ke qen ene drrejtoresh INSTATI. Ty 1.5 milion maksimumi ti ka Shqipnia ti thu 600 mijë përfitojn nga ajo rrugë. Thirrini thirrimi menies se keni lajthit fare

    Përgjigju
  • Pogradec: 10/08/2022 14:23

    Per 6000 banore behet fjale 600000 mije banore nuk behen bashke ne Elbasan - Librazhd - Pogradec

    Përgjigju
  • Diri: 10/08/2022 14:03

    Saudit qe i shterngon doren nje gruaje?! Nuk ekziston! E njoh mire boten arabe! Keni marre ndonje figurant me duket...

    Përgjigju
  • Qobani: 10/08/2022 13:04

    Hej qysh më nxuni ky infiktim i lkurës pasi kesh në deti,marimanga dhe dallandyshja,ti je i fortë duro rrespektë për të gjitha mahlukatet

    Përgjigju
  • Tomi: 10/08/2022 12:45

    Ket 2 % e kane per xhep te vet se Arabia nuk jep kredi me interes ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë