'Forbes' publikon listën e 100 grave më të fuqishme në botë, ja kush është në krye për të nëntin vit rradhazi

'Forbes' publikon listën e 100 grave më të fuqishme në botë, ja kush është në krye për të nëntin vit rradhazi

Anglela Merkel

Revista "Forbes" ka publikuar për vitin 2019 listën me 100 gratë më të fuqishme në botë.

Për të nëntin vit radhazi, është përsëri ajo që mban kurorën e gruas më të pushtetshme dhe më të fuqishme në botë.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel e cila edhe këtë vit ‘u vendos’ në kopertinën e prestigjiozes “Forbes” si gruaja më e fuqishme në botë.

Udhëheqësja gjermane kryesoi listën e ‘Forbes’ 2019-të, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi.

Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për reagimin përballë Presidentit amerikan Donald Trump dhe për politikën ndaj refugjatëve.

Merkel është kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, shpesh është konsideruar si udhëheqëse ‘De Facto’ e Bashkimit Evropian e madje edhe udhëheqëse e ‘botës së lirë’.

Ndërkohë, lista me 10 gratë më të fuqishme në botë për vitin që po lemë pas është kjo:

1.Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

2.Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane

3.Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

4.Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropiane

5.Mary Barra, CEO e "General Motors"

6.Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

7.Abigail Johnson, CEO e "Fidelity Investments"

8.Ana Patricia Botin, Kryetare Ekzekutive e Santander Botin

9.Ginni Rometty, CEO e "IBM", gruaja e parë që drejtoi kompaninë

10.Marillyn Hewson, CEO e "Lockheed"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'