Forca e Ligjit 'zbarkon' në Vlorë, i kërkon llogari për pasurinë vellezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës

Forca e Ligjit 'zbarkon' në Vlorë, i kërkon llogari për pasurinë vellezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Vlorë, ku i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave me rekorde kriminale.

Bëhet fjalë për vellezërit Eduart dhe Hakim Xhezo, Gentjan Dautaj dhe Divid Islamaj.

Për Eduard Xhezo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Eduart Xhezo është i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë pasditen e 4 gushtit 2019, ku la pas një viktimë e dy te plagosur.

Ndërsa vellai i tij, Hakim Xhezo banues në Vlorë është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Për Gentjan Dautaj, i cili është i dyshuar për atentatin ndaj Inzes Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur për Dautajn masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. Ndërsa David Ismailaj banues në Vlorë është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”