Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftëtar të grupit islamik Hamas, gjatë bastisjes së një kampi refugjatësh në Bregun Perëndimor të dielën, thanë punonjësit e urgjencës dhe Hamasi. Ndërkohë në Gaza, sulmet izraelite goditën pikat e sigurisë për të dytën ditë.
Forcat izraelite bastisën kampin “Nur Shams” pranë qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar një betejë disa orëshe me luftëtarët palestinezë, thanë dëshmitarët.
Ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë një operacion kundër terrorizmit në kamp, duke çmontuar një qendër komanduese operacionale të pajisur me kompjutera dhe kamera vëzhgimi. Forcat izaraelite zbuluan dhjetëra mjete shpërthyese dhe komponentë të prodhimit të bombave, thanë zyrtarët izraelitë.
“Gjatë aksionit, të dyshuarit hapën zjarr dhe hodhën mjete shpërthyese në drejtim të forcave, të cilat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate, duke shtuar se një ushtar izraelit ishte plagosur.
Hamasi, i cili ka zgjeruar shtrirjen përtej bazës së tij në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, tha se një nga të vrarët, 21-vjeçari Osaid Abu Ali, ishte anëtar i krahut të tij të armatosur.
Familja e të varrit tjetër, 32-vjeçarit Abdel-Rahman Abu Daghash, tha se ai ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë së tij për të vëzhguar se çfarë po ndodhte kur u qëllua nga një snajper./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
62.5%
-
Jo
25.6%
-
S'i dihet
12%
Vota total: 1863
Lajme të tjera
-
Si arriti Katari të bëhet ndërmjetësuesi në luftën në Lindjen e Mesme
27 Nëntor, 22:22
-
Ekspertët: Izraelit i duhet strategji e re kundër Hamasit
26 Nëntor, 22:55
-
Izraelitët e larguar nga Gaza më 2005 duan të kthehen pas mbarimit të luftës
26 Nëntor, 20:07
-
Lufta/ Largohet nga Gaza grupi i tretë i pengjeve, më e vogla 4 vjeç! Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë! Netanyahu: Mund të zgjatet armëpushimi
26 Nëntor, 07:05
-
Ben Blushi: A mund të jetë Izraeli anëtar i NATO-s?
25 Nëntor, 13:51
-
Lufta/ Spitali në Izrael: Pengjet e liruara nga Hamasi janë në gjendje të mirë shëndetësore
25 Nëntor, 08:43
-
Lufta/ U vonua lirimi i pengjeve, Egjipti dhe Katari zgjidhin problemin! Hamasi: Do lirojmë pengjet e planifikuara për sot! I dorëzohen Kryqit të Kuq 13 pengje izraelitë dhe 7 të huaj
25 Nëntor, 07:32
-
Gaza/ Biden: Në kontakt me palët për zbatimin e 'çdo aspekti' të marrëveshjes për pengjet
24 Nëntor, 21:38
-
Ish-këshilltari izraelit për Sigurinë në Report Tv: Raketat e Hamasit, dorë e Iranit për të penguar paqen me vendet arabe! Me Shqipërinë na bashkon historia
24 Nëntor, 19:03
-
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë
24 Nëntor, 07:33
-
Ministrja e Jashtme Gjermane: Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësi në Gaza! E dimë këtë nga përvoja me luftërat e tmerrshme në Ballkanin Perëndimor
20 Nëntor, 21:22
-
Papa Françesku: Të mos i dorëzohemi luftës, nga ajo fitojnë vetëm prodhuesit e armëve
19 Nëntor, 21:21