'Forcën e gjej tek nusja!'...Në shtëpinë ku u shuan jetë nën rrënoja! Albert Cara: I ndjeva dorën e ftohtë...(pyet se cilin fëmijë humbi, por i vdiq gjithë familja!)(VIDEO)

Gjyshja e Alesio Cakonit e ka të vështirë të jetojë me dhimbjen e madhe nga humbja e djalit dhe mbesës, por edhe të fqinjëve në pallatin në Thumanë, ku vitet e shumta bashkë, i kishin kthyer në njerëz të afërt për ta. Ajo thotë se forcën për të jetuar e gjen tek nipi, dhe nusja e djalit. Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ajo thotë se plagën më të rëndë nga ky tërmet e pësoi Albert Cara i cili humbi gjithë familjen e tij, dhe shprehet se vështirë të ketë njeri të gjejë guximin t'i thotë se gruan e fëmijët nuk i ka më gjallë. Megjithatë, kreu i qeverisë zbulon një detaj të trishtë, teksa e përcolli për në avion Albert Carën. Ai mendon se mund të ketë humbur vetëm njërin nga fëmijët, të cilin e kishte me vete në momentin e lëkundjes së fortë të tërmetit, por i ka ndjerë dorën e ftohtë!

Rama: Nëne duhet të jesh e fortë.

Gjyshja: Mua këta po më mbajnë. Unë 7 vet kam futur për një herë. Edhe një djalë më ka vdekur më parë, një e kam në burg në Itali. E çfarë e dua jetën unë? Por nuk mund të shkoj me zor atje, kur të dojë më merr zoti vet. Jam e fortë prej kësaj (nuses), kjo duhet të marrë shembull tek unë, se e kam fëmijë, ka 25 vjet që jeton me mua, ka ndenjur me djalin tim. Unë do të mbështetem tek kjo. Kam shumë peshë të madhe.

Rama: Fjalët nuk kemi ç'të themi, atje do të shkojmë të gjithë, e kjo nuk ka radhë, nuk e dimë çfarë ndodh. Përsakohë jemi këtu të mbajmë njëri-tjetrin. Ti ke edhe gjithë të tjerët.

Gjyshja: Vetëm Bertit nuk mund t'i dal përpara. Atij kujt i del përpara?

Rama: Unë kur e çova në aeroport, më bënte një shenjë, u afrova, më tha "kush ishte?"...Kur iku në avion, më tha doktori, kishte një nga fëmijët për dore, dhe thoshte e kam ndjerë që i është ftohur dora, dhe pyeste se kush ishte. Të gjithë duke bërë kujdes që mos ta marrë vesh, se në atë gjendje që është e ka të vështirë.

Nëna e Alesios thotë se i kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. "Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë", tregon ajo.

Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se nesër në shkollë do të jetë ai që do t'i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.

Rama: Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vi unë t'ju marr nesër në mëngjes.


Lajmi kryesor:

Shtëpi e re për Alesio Cakonin...fqinj me Aurelin në Kamzë! Fjalët përlotëse të gjyshes dhe një rrëfim për të mbijetuarin që humbi gjithë familjen (Video)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin

Trajneri Bledar Devolli 'kërcënon' Tiranën: Kukësi në Kupë nxjerr luanin