Chelsea 'pushton' për herë të dytë Europën, finalen e Champions League kundër City-t e vendos lojtari 100 milionësh (VIDEO)

Chelsea është shpallur kampionia e Europës për sezonin 2020-2021. Skuadra e trajnerit gjerman Tuchel ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Manchester City-n e Pep Guardiolës. Finalja e cila u luajt me praninën e 12 mijë tifozëve në Portugali u vendos në pjesën e parë.

Njeriu i sezonit për Chelsea-n ishte futbollisti Kai Havertz, i cili ka shpërblyer 100 milionë eurot e investuara për të. Sulmuesi 21-vjeçar nga Gjermani e vendosi takimin pak minuta para fundit të pjesës së parë, duke mposhtur portierin brazilian Ederson, i cili megjithëse bëri detyrën nuk e shmangu dot golin fatal.

Për Chelsea kjo është hera e dytë që shpallet kampione e Europës, pasi për herë të parë kishte ndodhur në vitin 2012 kundër Bayern Mynchen. Ndërkohë për Manchester City-n finalja e parë në këtë kompeticion madhështor nuk ka shkuar ashtu siç duhej.

Gjithsesi City mund të kënaqet me titullin kampion të Premier League, duke patur parasysh edhe faktin që në këtë sfidë me Chelsea-n bëri shumë pak nga ajo që pritej. Ndërsa e kundërta thuhet për Chelsea-s që me këtë titull konfirmohet si një nga skuadrat më me prestigj në Europë. Tani afër saj përsa i përket trofeve të fituar është Manchester United dhe Inter, dy skuadra që kanë fituar tre herë Champions League.

Formacionet
Manchester City 4-3-3: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Zinchenko, Bernardo Silva, Gundogan, Foden, De Bruyne, Mahrez dhe Sterling.

Chelsea 3-4-2-1: Mendy, Rudiger, Thiago Silva, Azpilicueta, Chilwell, James, Kante, Jorginho, Mount, Havertz dhe Werner.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Chelsea fiton Champion League, mund Manchester City 1-0

Chelsea fiton Champion League, mund Manchester City 1-0. Goli u shënua në minutën e 42-të nga Kai Havertz.

Ora 21:46
Chelsea zhbllokon finalen e Champions League, Havertz ndëshkon City-n e Pep Guardiolës

43’ Chelsea ka zhbllokuar finalen e Champions League me një gol në minutën e 43. Blutë e Londrës kanë dërguar topin në rrjetë falë Havertz i cili shfrytëzoi më së miri një assist të Mount.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë

VIDEO/ Një Santorini ‘i ri’ lind në Kinë: kopja e ishullit grek çmend influencuesit aziatikë