KATAR 2022/ Kanadaja gabon penalltinë, Belgjika cinike merr fitoren dhe kreun e grupit falë një goli (VIDEO)

KATAR 2022/ Kanadaja gabon penalltinë, Belgjika cinike merr fitoren dhe kreun e grupit falë një goli (VIDEO)

Festa e Batshuayi

FT/ Belgjikë 1-0 Kanada (Batshuayi 44')

Belgjika fitoi 1-0 kundër Kanadasë në grupin F të Kupës së Botës. Në ndeshjen debutuese në këtë event, të dyja skuadrat dhuruan emocione në një 90 minutësh të mbushur me raste. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Michy Batshuayi në minutën e 44 pas asistit nga 60 metra të Alderweired.

Ndeshja nisi mirë për Kanadanë, me skuadrën e Herdman që siguroi penalltinë pas prekjes me dorë të Carrasco në zonë. Nga 11 metra, Davies u ndal nga Courtois. Pjesa e parë solli edhe golin e vetëm të ndeshjes, me Batshuayi që në minutën e 44 kaloi belgët në avantazh.

Pjesa e dytë u zhvillua në mesin e fushës, teksa arbitri akordoi edhe katër kartona të verdhë. Megjithë pesë minutat shtesë në fundin e lojës, Kanadaja nuk ia doli të barazonte.

Pas ndeshjeve të para në grupin F të Botërorit, Belgjika mban kreun me tre pikë, Kroacia dhe Maroku kanë nga një pikë, ndërsa në fundin e renditjes është Kanadaja me zero pikë.

Renditja e grupit F:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:47
VIDEO/ Asist nga 60 metra, Belgjika i shënon Kanadasë dhe merr avantazhin në Kupën e Botës

Belgjikë 1-0 Kanada. Michy Batshuayi kalon Belgjikën në avantazh në minutën e 44. Një top i gjatë nga Alderueireld kthehet në asist për sulmuesin, që shënon për 1-0.

 

Ora 20:14
VIDEO/ Courtois bën heroin te Belgjika, Kanadaja gabon nga 11 metra me lojtarin e Bayern Munich

Belgjikë 0-0 Kanada. Courtois i pret penalltinë Davies së Bayern Munich. Prekja me dorë nga Careasco është vlerësuar si 11 metërsh, me sulmuesin e Kanadasë që gabon nga penalltia.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ooionisti: 24/11/2022 08:22

    Ne fase gruoe fute keto ekipe kolumbia salvatore gjibratari irlanda egjipti terani sudani irlanta islanta zvicra meksike porto riko ukrania sllovakia italia shqiperia kosova slllovakia cekia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri