Paraqitje zhgënjyese e Shqipërisë, kundër Andorës shpërdorohet mundësia e pikëve rekord

Paraqitje zhgënjyese e Shqipërisë, kundër Andorës shpërdorohet mundësia e pikëve rekord

Shqipëria ka zhgënjyer në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të Europianit pasi ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër Andorës. Kuqezinjtë krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë pasi që në minutën e gjashtë arritën të kalonin në avantazh me Bekim Balajn, i cili realizoi me kokë pas një krosimi të Odise Roshit.

Sikundër pritej Andora nuk u dorëzua, por reagoi në mënyrën e duhur duke gjetur golin e barazimit me Martinez 12 minuta më pas. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në pjesën e dytë ishte po i njëjti autor që përmbysi shifrat për miqtë. Një gol që shtangu këdo në ‘Elbasan Arena’, por jo vetëm.

Nga ky moment kuqezinjtë tentuan me të gjithë mënyrat dhe ai arritën të rikthenin nderin në minutën e 55 me Rej Manajn, që realizoi pas një këmbëngulje jo të vogël brenda zonës. Koha e mbetur në dispozicion ishte e konsiderueshme, por pavarësisht rasteve kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin, duke bërë një paraqitje zhgënjyese tre ditë para ndeshjes me Francën, e cila luhet tre ditë më pas në Arenën Kombëtare.

Ky rezultat i heq kuqezinjve gjithashtu të paktën përkohësisht mundësinë për të arritur rekord pikësh në një fushatë kualifikuesesh, pasi aktualisht janë në kuotën e 13 pikëve, ndërkohë që në kohën e De Biazit kualifikimi u arrit me 14 pikë.

Zhgënjyese ka rezultuar mbrëmja e sotme edhe për Kosovën, e cila është mposhtur 2-1 në grupin e saj nga Republika Çeke, duke i dhënë fund shanseve të kualifikimit të paktën nga kualifikueset, pasi diçka të tillë tani do ta provojë nga Liga e Kombeve.

Shqipëria pas disa tentativave ka arritur të barazojë rezultatin me Rei manajn që në minutën e 55 dërgoi topin në fundin e rrjetës pas një këmbëngulje të gjatë në zonë.

Andora është treguar shumë dinake në fillimin e pjesës së dytë duke përfituar nga një kundërsulm dhe duke përmbysur rezultatin në disfavor të Shqipërisë.

Nuk ka patur fitues në pjesën e parë mes Shqipërisë dhe Andorës. Në Elbasan Arena kuqezinjtë ishim më këmbëngulës, por pavarësisht rasteve nuk kanë realizuar më shumë se një gol, aq sa realizoi edhe Andora.

Kuqezinjtë e kanë ruajtur për një kohë të shkurtër avantazhin e fituar me Bekim Balajn ndaj Andorës pasi miqtë në Elbasan kanë arritur të barazojnë shifrat me një aksion model.

Shqipëria ka kaluar në avantazh shumë shpejt në Elbasan Arena pasi Bekim balaj ka ndëshkuar Andorën në minutën e gjashtë.

Ka nisur ndeshja e parafundit në grupin H eliminator për Shqipërinë e cila sonte pret Andorën në Elbasan Arena. Kuqezinjtë e Reja-s janë jashtë objektivit për të kaluar në fazën tjetër, por sonte luajnë për të treguar se kjo kombëtare është në rrijtje. Ndërkohë në rast fitoreje Shqipëria do të ngjitej në kuotën e 15 pikëve, diçka e paarritur më parë nga kuqezinjtë.

19:29- Pak çaste para fillimit të ndeshjes eliminatore të Kombëtares kundër Andorës janë publikuar formacionet zyrtare, me kuqezinjtë që ashtu si gjithmonë do të luajnë me skemën 3-5-2. Në portë nga fillimi do ta nisë Etrit Berisha, duke parë që Strakosha vjen pas një problem në krahë.

Ndërkohë mbrojtja do të jetë e përbërë nga Gjimshiti, Ismajlaj dhe Frederik Veseli. Ajo që nuk pritej ishte ulja e kapitenit Hysaj në stol, i cili në këtë ndeshje do të zëvendësohet nga Odise Roshi. Ndërkohë në krahun tjetër do të luajë futbollisti i Partizanit Lorenc trashi, që në sfidën me Maltën realizoi gol në ndeshjen debutuese.

Në mesfushë kapiteni Memushaj do të jetë i mbështetur nga Emanuele Ndoji dhe Ramadani, ndërkohë që në sulm Bekim Balaj do të përbëjë dyshen me Rei Manajn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Rei Manaj i rikthehen dinjitetin kuqezinjve, realizon golin e barazimit kundër Andorës

Në minutën e 55 Rei Manaj ka barazuar rezultatin në 2-2. Pas një këmbëngulje të gjatë në zonë futbollisti lushnjar i ka kthyer dinjitetin kuqezinjve.

Ora 21:50
Andora shtang Shqipërinë sa po fillon pjesa e dytë, përmbyset rezultati

Në minutën e 48 Andora ka realizuar me Martinëz duke përmbysur shifrat ndaj Shqipërisë, që në fillimin e lojës dukej s e ekishte të lehtë përballë këtij kundërshtari.

Ora 21:14
Përfundon pjesa e parë, Shqipërisë nuk i mjafton goli i Balajt për avantazhin kundër Andorës

45+1’ Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Andorë me rezultatin 1-1. Fillimisht realizuan kuqezinjtë, por që s’ishte e mjaftueshme për të dalë më fitore në këtë frakion loje.

Ora 20:56
Andora shtang Shqipërinë, barazon rezultatin me një aksion model

18- Sikundër pritej Andora ka gjetur forcat pas golit të Shqipërisë dhe ka barazuar rezultatin me shifrat 1-1.

Ora 20:54
Shqipëria zhbllokon shumë shpejt rezultatin, Balaj gjen rrugën e rrjetës

6'- Një harkim nga Odise Roshi është shfrytëzuar siç duhet nga Bekim Balaj i cili ka kaluar në epërsi shumë shpejt Shqipërinë në Elbasan.

Ora 20:45
Starton ndeshja e parafundit në Euro 2020, Shqipëria synon vetëm fitoren me Andorën

1’ - Në Elbasan Arena ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorës e vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 15/11/2019 11:40

    Qofsha une i gabuar, por ky rezultati vjen ere. Rrofte Duka dhe kush tjeter po bejne para. I gjithe vendi po qelbet nga korrupsioni dhe nuk te pranon njeri ne shtepi kur qelbesh ere

    Përgjigju
  • Gjergji: 14/11/2019 22:41

    Ë kuptoni tani pse Gjermania skuadrave si Andorra u fut nga 8 gola? Sepse ben vaki nje barazim dhe Gjermania zbret nga pozicioni i FIFA-s sepse Andorra quhet skuader qe ndodhet më poshtë. Shikoni tani kur te mbarojne dhe ndeshjet e fundit ne renditje të FIFA-s sa vende do humbasë Shqiperia nga ky barazim. Turp baj gat na hapën barkun, ple ra!

    Përgjigju
    • Stadiumi me 3 tribuna: 14/11/2019 23:45

      Mos i shaj se u ben me stadium modern air Albanien tash

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet