Formula 1/ Max Verstappen braktis garën, Ferrari ‘skuq’ Australinë! Dy pilotët e ‘Kokëkuqes’ në krye, Hamilton jashtë

Formula 1/ Max Verstappen braktis garën, Ferrari ‘skuq’ Australinë! Dy pilotët e ‘Kokëkuqes’ në krye, Hamilton jashtë

AUSTRALI - Gara e tretë e sezonit të ri në Formula 1 ka parë dy makinat e Ferrarit në krye, gjë që nuk ndodhte prej dy vitesh, teksa në Çmimin e Madh të Melburnit kampioni në fuqi Max Verstappen u detyrua të tërhiqej në bokse me Red Bullin e tij pas problemeve me frenat.

Ishte Carlos Sainz që ia doli të triumfonte në cirkuitin ‘Albert Park’, ndërsa fill pas tij e mbylli garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, duke kompletuar kështu një sukses të rëndësishëm të skuderisë italiane.

Garë mjaft e mirë edhe për makinat McLaren, me Lando Norris që u ngjit në podium dhe fill pas tij u rendit Oscar Piastri.

Në Çmimin e Madh të Australisë nuk mungoi as paniku, me britanikun George Russel që u përplas në mur me Mercedesin e tij. Piloti tjetër i Mercedes, shtatë herë kampioni i botës Hamilton pati probleme me motorin e makinës dhe pas 17 xhirosh u detyrua të mbyllte garën.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv

A është kolla e mirë një sëmundje e rrezikshme për fëmijët? Këshillat e Pediatres sot ora 20:00 në 'Klinika 24' në Report Tv