Formula 1 ka filluar sezonin e ri dhe në cirkuitin e Bahrein fitues doli Max Verstappen. Kampioni në fuqi nuk zhgënjeu dhe nga nisja në 'pole-position' e mbylli në krye garën, duke treguar se skuadrat e tjera bënë shumë zhurmë dhe në fund asgjë sa i takon rivalitetit.
Piloti i Red Bull tregoi edhe njëherë se skuderia austro-angleze dominon në pistë, me holandezin që la pas me 22 sekonda shokun e skuadrës, Sergio Perez, duke treguar dominimin në pistë të Red Bull.
Ferrari dukshëm ka përmirësuar makinat dhe dy pilotët e saj Carlos Sainz dhe Charles Leclerc dolën në vendet tre dhe katër, me "Kokëkuqen" italiane që merr një vend në podium dhe pikë të rëndësishme në garën për konstruktorë.
Hamilton me Mercedes merr vendin e shtatë, shumë larg nga pritshmëritë. Garë e mirë për McLaren, me Piastrin dhe Lando Norris që janë mes dhjetë më të mirëve. Edhe Fernando Alonso siguroi zonën e pikëve me Aston Martin. Për t'u përmendur gara e mirë e Georghe Russell, që çoi Mercedesin e tij në vendin e pestë pas Ferrarit.
Ndalesa e radhës (e dyta) në Botërorin e Formula 1 për sezonin e ri është pista e Arabisë Saudite, aty ku më 9 mars skuadrat do garojnë në cirkuitin e Jeddah.
Verstappen me trofeun
Renditja në Bahrein:
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.5%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
55.5%
Vota total: 10937
Lajme të tjera
-
Frymëzimi, provokimi dhe historia! Senna, Imola dhe 1 maji tridhjetë vjet më vonë
1 Maj, 10:44
-
Formula 1/ 30 vjet më parë në Itali, aksidenti që i kushtoi jetën Roland Ratzenberger! Atë fundjavë vdiq në pistë edhe Ayrton Senna
30 Prill, 13:35
-
Formula 1/ Rosberg sulmon Hamiltonin: Russell e mposht gjithmonë, Lewis gjen justifikime
24 Prill, 15:21
-
Formula 1/ Vjen fitorja e 4 sezonale, Vertsappen ‘fluturon’ edhe në Kinë! Zhgënjejnë pilotët e Ferrarit
21 Prill, 13:04
-
Formula 1/ Red Bull dominon edhe në Kinë, Verstappen në pole position pesë herë! Alonso niset i treti, zhgënjen Ferrari
20 Prill, 10:27
-
Hamilton flet sërish për kalimin te Ferrari, britaniku: E di se çfarë është e duhura për mua
18 Prill, 20:05
-
Formula 1/ Publikohet kalendari i vitit 2025, dy gara në Itali! Ndryshime për vendet arabe
12 Prill, 13:52
-
Zyrtare/ Fernando Alonso firmos me Aston Martin
11 Prill, 22:32
-
Red Bull 'shopping' në Itali, i merr pilotin Ferrarit
10 Prill, 20:47
-
Formula 1/ Red Bull bën ligjin në Japoni, Verstappen nis shkëputjen! Ferrari në podium
7 Prill, 10:02
-
Formula 1/ Katër nga katër, Max Verstappen pole-position edhe në Japoni
6 Prill, 16:34
-
Qetësohet 'stuhia' te Red Bull, Horner: Max Verstappen nuk largohet
5 Prill, 17:20