Rama për formulën e listave: Opozita ta harrojë se mund të pengojë procesin siç e ka zakon!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar refuzimin nga opozita të propozimit të Damian Gjiknurit për lista gjysmë të mbyllura në zgjedhjet e ardhshme.

Nga Gjermania, Rama ka deklaruar se propozimi i referohet një modeli që e kanë edhe vende të tjera. Më tej ai tha se opozita nuk duhet të humbasë kohë siç e ka zakon, por të bëjë propozimet e veta, pasi nuk mund të pritet deri në pafundësi.

"Propozimi nuk është asnjë shpikje, propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, çdo propozim është i diskutueshëm. Unë uroj dhe shpresoj që opozita jashtë parlamentare të mos humbasë kohë siç e ka zakon, sepse koha nuk pret. Zgjedhjet janë me 25 prill, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi ku pastaj do të duhet që të zbatohet ligji zgjedhor, por të mos harrojmë që në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin e identifikimit elektronik dhe sa më shumë humbitet kohë aq më pak bëhet i mundur implementimi i këtij sistemi, edhe njëherë e përsëris, opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin siç e ka zakon duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe sigurisht që ne nuk do të presim në pafundësi", deklaroi Rama.


Lajmi kryesor:

Formula për listat, Rama: Opozita është e mirëpritur të diskutojë, por ta harrojë se mund ta pengojë procesin! Ironizon Metën: Deklaratat e Presidentit varen nga rrotullimi i hënës!


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor