Forumi i Parisit për Paqen/ Meta takohet me Macron: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen europiane

Forumi i Parisit për Paqen/ Meta takohet me Macron: Bashkëpunimi me Francën, i rëndësishëm për të ardhmen europiane

FRANCE- Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen. Meta ka shpërndarë edhe një video të mbërritjes në Francë, ku është takuar me homologun e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.  Meta  shkruan se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane.

"Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!" shkruan Meta. 

Meta mori pjesë në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, që organizohet nga Macron. Kreu i shtetit foli me homologë, mbi sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij europiane. Kreu i Shtetit i dhuroi Forumit, portretin e Shenjtores Nënë Tereza, simbol i përkushtimit, devotshmërisë dhe sakrificës për një botë të drejtë, në paqe dhe në shërbim të njerëzve në nevojë.

Kujtojmë se Franca ishte shteti që vendosi veton për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse të gjithë shtete e tjera me në krye Gjermaninë ishte pro hapjes së negociatave për anëtarësim.

Presidenti i Ilir Meta u takua sot me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës, ata ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet tradicionale historike dhe shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksuan nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Meta me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein

“Përherë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të Austrisë mike për pavarësinë e Shqipërisë dhe për mbështetjen e fortë e të vendosur në kuadër të procesit të integrimit në BE. Të përbashkëtat historike, kulturore dhe njerëzore inkurajojnë rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike dhe tregtare dypalëshe, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve austriake në Shqipëri. Meta gjithashtu çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë.

Forumi i Paqes i Parisit është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, në 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore dhe synon të bëjë bashkë udhëheqës të shteteve, të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe të institucioneve tjera, që të bashkëpunojnë për arritjen dhe forcimin e paqes në botë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/11/2019 16:31

    O President Makarone e kishte bllokun ne dore ai derdimeni Skraparit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale