Foto/ Arrestohet trafikanti shqiptar i sendeve antike në Greqi

Foto/ Arrestohet trafikanti shqiptar i sendeve antike në Greqi

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, teka do të trafikonte disa sende antike. Ai është arrestuar në Vatondas në ishullin Evia. Një informacion anonim çoi në arrestimin e tij dhe zbulimin e sendeve antike që do të trafikoheshin.

Në makinë iu gjetën 38 monedha dhe 8 objekte antike. Ato u ekzaminuan nga një arkeolog, i cili u shpreh se objektet përfshihen në listën e sendeve të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe përbëjnë objekte me vlera të rëndësishme historike dhe arkeologjike.

Monedhat ishin pjesë e një “thesari” nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €.

Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit.

Dimitris Christodoulou, drejtor i Eforatit të Antikiteteve Evia, deklaroi se monedhat duhet të jenë ruajtur në një enë balte hermetike të gjetur brenda varrit, ndërsa 22 monedha tregojnë Aleksandrin e Madh dhe Zeusin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen

Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen