FOTO/ Ja si duken shkollat e reja në Durrës që hapën dyert këtë vit të ri shkollor

FOTO/ Ja si duken shkollat e reja në Durrës që hapën dyert këtë vit të ri shkollor

Gjimnazi 'Naim Frashëri' në Durrës

Vogëlushët dhe nxënësit e Durrësit e nisën vitin e ri shkollor me 6 shkolla dhe kopshte të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkollat e reja në qytetin bregdetar të ndërtuara me kushte bashkëkohore dhe standarde europiane.

“6 dritare të reja të dijes për nxënësit dhe vogëlushët e Durrësit”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.

Viti i ri shkollor nisi me 25 shkolla të reja dhe më shumë se 216 laboratorë smart dhe terrene të reja sportive për nxënësit në të gjithë vendin.

Shkollat dhe kopshtet që hapën dyert në Durrës
Gjimnazi’ Naim frashëri’, 850 nxënës
Shkolla e Mesme e Bashkuar ‘Jusf Hoti’, 214 nxënës
Shkolla ’14 nëntori’, 590 nxënës
Gjimnazi ‘Dom Nikollë Kaçorri’, 123 nxënës
Kopshti ‘Isuf Ferra’, 60 fëmijë
Kopshti ‘Rreze Drite’, 65 fëmijë

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën