U sulmua nga pronari i lokalit/ Turisti spanjoll-Klosit: Vendin s'e bën një njeri! Do kthehemi sërish (FOTO)

HIMARË-Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka vizituar mëngjesin e sotëm familjen spanjolle e cila u sulmua nga pronari i lokalit një ditë më parë. Në reagimin e tij, Klosi duke cituar kryefamiljarin Galdon, vuri theksin se një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë. Shqipëria është një vend mikpritës, tha Klosi, dhe se ajo ngjarje nuk është aspak panoramë e asaj çka përballen turistët e huaj që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë, ajo që vihet re nga fotot e publikuara, ministri i ka dhuruar një buqetë me lule, zonjës së familjes.

"Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë".

Kryefamiljari Galdon ka deklaruar se pavarësisht kësaj, ata do të rikthehen sërish në Shqipëri.

"Do doja të thosha që ne jemi të gjithë mirë familjarisht. Kisha nderin që pata një interes shumë të madh nga ana e autoriteteve tuaja dhe doja të thoja se një person i vetëm nuk e bën një vend. Këtë vit ne vendosëm t’ju vizitojmë dhe t’ju njohim më mirë. Pavarësisht kësaj eksperience që nuk do donim ta kalonim, ne jemi shumë të lumtur që erdhëm. Ashtu siç u thashë autoriteteve tuaja, ne do të kthehemi sërish, duam ta njohim më tepër vendin tuaj. Kemi njohur shumë njerëz të mirë këtu. Shoferi dhe guida vendosën jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar tonën, kështu që ajo që mund të them është vetëm “faleminderit”, tha Galdon. 

Ditën e djeshme 51-vjeçari Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit "Panorma", në Porto Palermo të Himarës, u konfliktua me turistët spanjollë, ndërsa ushtroi edhe dhunë ndaj tyre. Sakaq, sot policia njoftoi se 51-vjeçari është arrestuar, ndërsa rasti i është referuar prokurorisë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marinos Garcia: 22/08/2019 11:23

    Albania = 400 vears back. Corruption in police and administration. The state is nowhere. Thats why this idiot of restaurant owner makes a big drama. He might be sick in the brain. I was 2 times in Albania - the first und the last time.

    Përgjigju
  • Turisti: 17/08/2019 08:26

    Turistet spanjolle te denohen me 10 vjet pushime te detyrueshme ne shqiperi qe te mesojne pershtatjen me vendet e botes se trete Shpellari Kokedhima te denohet me 10 vjet emigracion ne perendim qe te mesoje rregullat baze te civilizimit.

    Përgjigju
  • Mukajeti: 16/08/2019 18:10

    Gjen kohe Ministri dhe viziton spanjollet qe u dhunuan. Mire Ben. Po sdo Bente keq te bente nje kontroll per rojat e plazhit Ku mungojne se edhe ca shqiptare po mbyten CDO jave e spo duam Lule tu cosh. Njerez çokash paskemi qene.

    Përgjigju
  • Labo: 16/08/2019 16:41

    Prap fredi dobici do jet tramtizuar i vogel kur mami vinte ms pushime vlore

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/08/2019 16:28

    Kjo eshte platforma e Partise "ZGJIDHJA" e Koe Kodhise

    Përgjigju
  • shoku: 16/08/2019 16:21

    Ca shteti vjen ministri i jep lule turistes sepse jane rrahur nga nje pronar, imagjinoni ne Spanje te vij ministri te takoj turistet e ti lutet aman se mos na del nami andej, kjo eshte pune e policise jo e ministrit te turizmit, ca jane keto se late nam eshte 2019, po sa turiste do rrihen do vij Blendi Klosi me lule.

    Përgjigju
    • LORA: 16/08/2019 17:21

      Ekzakt,,shoku.

  • Kokedhima: 16/08/2019 14:20

    Nje iken mijera vijne... na mbyti puna

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/08/2019 14:01

    Nuk behet turizmi me koqetedhime dhe fshatare pa shkolle qe jane te zote vetem per te vjedhur

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/08/2019 13:59

    Zëmëratë e qëllimtë Kóqosh per te dërrmuar turizmin shqiptar..

    Përgjigju
    • Vlore: 16/08/2019 22:51

      Fredi kok sallata dhe 100%evgjit

    • Fredi: 16/08/2019 15:36

      Shyqyr moj kokrrjepur që fole iher drejt por fjalën dërrmim zvendesoje me sabotim. Dmth sabotim Koqosh!

  • Cubi: 16/08/2019 13:24

    Po keshtu eshte kur bisnezin e bejn edhe rrugac e drogaxhinj. Kushedi se cfar u duket vetja. Turisti a gjithkush qe vjen ne lokal vjen per sherbimin Jo se je i bukur. Turp per te till qe na felliqin ne syt e botes.

    Përgjigju
  • Llaka llaka: 16/08/2019 13:15

    Fute ne kafaz se mund te jete bere qellimisht per te ulur turizmin ne Shqiperi.Fryhen ata se kane pasport greke.

    Përgjigju
    • Shiptari: 17/08/2019 14:20

      Bravo llaka llaka ajo osht me siguri Kur esht puna per najsen te mir asht Grek e kur ta nxin ftyren asht Shqipe BURG 1000 VJET EDHE NJA 10 BREZA

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë