FOTO/ Kush është 29-vjeçari me COVID që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit, djali i një stilisteje të njohur

Xhino Koça një 29-vjeçar nga Durrësi, i dha fund tragjikisht jetën duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë së Tiranës, i riu është vetëhedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së enjtes, duke ndërruar jetë.

Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet, ndërsa në një reagim të spitalit “Shefqet Ndroqi” thuhet se i riu po trajtohej “me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”

Xhino Koça ishte djali i vogël i një familje durrsake, ndërsa nëna e tij është stiliste e njohur. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e Tiranës, aty ku ishte e pamundur të merrje një reagim të të afërmve për arsyet që mund ta kenë çuar Xhinon drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.


Lajmi kryesor:

Vetëvritet i riu me COVID, nisin hetimet! Kush është i 29-vjeçari, djali i stilistes së njohur që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit (FOTO)


Ora 12:56
Ja FOTOT e 29-vjeçarit me COVID që u hodh nga kati i 3-të i Sanatoriumit

Viktima Xhino Koça

1 / 4

Viktima Xhino Koça

2 / 4

Viktima Xhino Koça

3 / 4

Viktima Xhino Koça

4 / 4
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Bullizmi në shkolla, a mendoni se familja shqiptare po dështon në edukimin e fëmijës?



×

Lajmi i fundit

John

'Dorëzohet' opozita e bashkuar! Dorëzon në Këshill draftin: Të hapen listat 100%! Të ruhen koalicionet siç janë në ligjin aktual