FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë

FOTO/ Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vdekur, ja si BBC dhe media e pavarur ruse llogarisin humbjen e Rusisë në luftën në Ukrainë

Varrezat ruse

Siç mund të shihet nga disa imazhe satelitore, varrezat Bogorodskoye në Ryaza, 200 kilometra në jug të Moskës, kanë shtuar një parcelë të tërë nga tetori i vitit 2021 deri më sot. Kjo sepse lufta me Ukrainën  ka sjellë vdekje të shumta në dy vitet e fundit. Humbjet masive brenda ushtrisë ruse kanë sjellë zgjerimin e të paktën shtatëdhjetë varrezave në vend.

Ky investigim është kryer nga BBC Russian dhe grupi i pavarur editorial Mediazona. Një dosje e bazuar në muaj punë, duke përfituar nga kërkimet në terren, intervistat me familjet e viktimave dhe informacione me burim të hapur nga media, gazetat dhe rrjetet sociale online, e cila për herë të parë përcakton sasinë e viktimave ruse në konfliktin në Ukrain, pas shumë vlerësimeve dhe spekulimeve.

Sipas hetimeve të BBC dhe Mediazona, 50,471 mijë ushtarë rusë janë konfirmuar të vdekur. Kjo është tetë herë më shumë se buletini i fundit zyrtar nga Moska i dhënë në shtator 2022. Prej tyre, 27,300 janë zhdukur që në vitin e parë të luftës. Por numri i të vdekurve nga lufta mund të jetë edhe më i lartë, sepse kjo llogaritje nuk merr parasysh, për shembull, të vrarët në Ukrainën lindore, në provincat e pushtuara të Donetskut dhe Luganskut.

Ndërsa, në bazë të regjistrimeve të kompensimeve për familjet e ushtarëve të vrarë, numri i tyre është në mbi 85 mijë, sipas Mediazonas e cila thotë se ky duhet të jetë numri real.

Kjo media thotë gjithashtu se Rusia ka humbur shumë tanke, blinda dhe njësi artilerie javët e fundit, megjithëse viktimat nga këto humbje nuk përfshihen në raportin e fundit.

Sipas Mediazonës Rusia humbet rreth 1200 ushtarë në javë.

Sipas ushtrisë ukrainase, ushtria ruse ka pësuar 451730 viktima në luftë, përfshirë vdekjet dhe plagosjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe inteligjenca britanike thonë se numri i viktimave ruse është 300 mijë.

Kievi ka pohuar se më shumë se 180 mijë ushtarakë rusë janë vrarë. Rusia rrallë njofton shifrat për viktimat. Sipas vlerësimit të fundit të Moskës, shtatë muaj pasi filloi lufta, numri i tyre ishte nën 6 mijë. Ukraina ka thënë se ka humbur 31 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 18/04/2024 11:09

    Nga te dhenat e sherbimit te fsheht anglez e ukrainas nga forcat ruse kan vdek mbi 500 mij ushtar Kurse nga ana ukrainase 10 me pak

    Përgjigju
  • Lui: 18/04/2024 01:08

    Nderkohe Rusia pritet te kete rritje ekonomike me te madhe se shtetet e zhvilluara. Tregues ky qe sanksionet jane qesharake per Rusine. E kam thene ne fillim te luftes kur G7 u mblodh per te vendosur sanksione graduale. Ajo qe thashe ishe: Shqiperia ne komunizem e kishte projektuar te kishte armatim, ushqime, veshmbathje dhe karburant qe te rezistonte te pakten per pese vjet nje rrethim total. Perfytyroni Rusine me kapacitetet qe ka sa do rezistoje me keto pseudosanksione. Jo vetem reziston, por edhe ka rritje ekonomike. Ne kete menyre bota perendimore vetem sa behet bashkepuntore ne vrasjen e qindra mijera njerezve. Ose ndihmojeni Ukrainen ashtu sic duhet ose thuajani qe ne nuk mundemi dhe pranoni qe Rusia t'ju vije ne dere duke e gllaberuar Ukrainen dhe pastaj behet e papermbajtshme. URIME PERENDIMI!

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 18/04/2024 11:46

      Lui me kujtove nje fjal te urt : kur nje genjeshter perseritet disa her,ate fillon ta besoj edhe ai qe e ka then ! E ke jetuar ushtrin e Komunizmit,apo je i vogel dhe shikon emisionet e sotme propagandistike ? Ushtria jon ishte nje demagogji propogandistike per efekte te brendeshme,dhe ajo ka funksionuar si nje ndermarrje punesimi per Fshataresin Shqiptare ! Ne shkollen e Bashkuar te gjith ishin nga fshati,sepse ishte dega me e pa preferuar e Qytetarve,per arsye se do te largoheshin nga qyteti i tyre,per te punuar gjith jeten ne maj te ndonje kodre kunder ajrore.Ushtria jon gjat gjith kohes se saj ishte kembezbathur,me kemb te ngrira nga i ftohti,sepse ushtaret nuk kishin qorape,por lecka te bardha 50x50 cm per te mbeshtjell kembet .ushtria jon ishte e keq ushqyer,ku ne dy vjet te saj ti do te haje 3 ushqime te perditshme : Grosh,Makarona,Pilaf dhe 2 apo 3 her ne jav 45 gram mish !Pushket e rreparteve ishin te gjitha te pakoaliduar,dhe i gjith reparti kishte nje apo dy pushk te kolauduara per te ber qitje ! Ishte aq ne depresion dhe e vuajtur Ushtria,jon sa qe vetem nje fakt qe e shikonim nje her ne vit ne Janar kur liroheshin nga ushtria ushtaret ,popullit i mbushte syt me lot,tek i shihte mbi Zilat apo Ifat e ushtris,se si e shqyenin mushaman e makines,dhe hidheshin perpjet gjat gjith rruges me uniformat e tyre te grisura,dhe te modifikuara nga qepja sipas deshires me britmat hikem hikem ,sikur te kishin dal nga filmat horror!Ushtria jon jo vetem qe nuk kishte rezerva ushqimore per 5 vjet por ajo nuk kishte as per 5 dit luft !!!Ne 1990 repartet nuk kishin me miell per buk,dhe u dha urdher qe ushtria ne vend te bukes te haje rezervat e Galetave (biskota me krip,ne rast lufte per te zevendesuar buken). Kishte reparte qe ishin me fat se pse kishin akoma rezerva mielli,po per shkak te kushteve mizerabel te ruajtes,ky miell ishte plot me krimba,dhe flutura( te pakten mielli ishte me i mir se Galetat te cilat edhe po te jesh i uritur nuk i kalon dot posht !Sapo mori pushtetin PD kryeministri Ylli Bufi do i kerkonte ndihm Botes se nuk kishim miell me shum se 24 or !

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Nga Çlirimi në diktaturë/Milo: Komunizmi s’është produkt i aktit historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste. Bashkimi me Kosovën? Kaba: Shanset inekzistente!

Nga Çlirimi në diktaturë/Milo: Komunizmi s’është produkt i aktit historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste. Bashkimi me Kosovën? Kaba: Shanset inekzistente!