FOTO/Një nga viktimat e atentatit
në Lushnje mik i nipit të Aldo Bares

FOTO/Një nga viktimat e atentatit<br />në Lushnje mik i nipit të Aldo Bares<br>
Identifikohen dy viktimat e atentatit në qendër të qytetit të Lushnjes pasditen e kësaj të mërkure. Zamir Latifi, 23-vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22-vjeç u qëlluan për vdekje me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje teksa ishin ulur në lokal. I plagosur mbeti pronari i lokalit Marjus Xhepexhiu dhe një person tjetër i cili ishte kalimtar i rastësishëm. Një nga viktimat, Latifi mësohet se është shok me nipin nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti të cilëve iu është bërë atentat edhe një vit më parë.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën Sajmo Xhelili dhe Xhulio Shkurti. Ata mundën t'i mbijetojnë atentatit në vitin 2017-ë, por jo pasditen e kësaj të mërkure, kur mbi ta u zbrazën karikatorët e kallashnikovit. Dyshimet e para të policisë janë se bëhet fjalë për një konflikt për pazaret e drogës. 
zamir latifit
(Zamir Latifi, 23-vjeç, viktimë e atentatit)

zhuljo shkurti
(Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, shok me Zamir Latifin)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë