FOTO/ Nuk fshihen më, Shakira kapet 'mat' me kampionin e Formula 1

FOTO/ Nuk fshihen më, Shakira kapet 'mat' me kampionin e Formula 1

Shkaira dhe Hamilton

Lewis Hamilton është parë për herë të dytë me yllin e muzikës, Shakira, me shtatë herë kampionin e Formula 1 që ka qëndruar për disa ditë në Miami pas Grand Prix të fundjavës së kaluar. Pasi u shfaqën pamjet në rrjetet sociale të dyshes në një restorant, fotot e reja i tregojnë ata duke shijuar një shëtitje me varkë me miqtë në Florida.

Shakira, e cila ka lindur në Kolumbi tani sheh Miamin si shtëpinë e saj, u mor nga miqtë në një varkë, përfshirë edhe Hamilton, nga pjesa e pasme e rezidencës së saj në Florida.

Pasi pamjet e dyshes duke qëndruar ballë për ballë në një restorant sollën komente në rrjetet sociale, një takim tjetër me siguri do të nxisë thashetheme të reja për një lidhje të mundshme.

Shakira u divorcua me ish-futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, në qershor të vitit të kaluar. Ndërkohë, Hamilton ka ruajtur sekretin e jetës së tij të dashurisë gjatë viteve të fundit, duke pretenduar në vitin 2018 se ajo ishte 'inekzistente'.

Shakira dhe Hamilton:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri