FOTO/ Përplasen dy avionë në Londër, 5 zjarrfikëse në vendngjarje

FOTO/ Përplasen dy avionë në Londër, 5 zjarrfikëse në vendngjarje

Pamje nga përplasja e avionëve

Një avion “Virgin Atlantic 787” është përplasur me një avionin “Airbus A350” të “British Airways”, ndërsa po largohej nga ndërtesa e terminalit në aeroportin Heathrow duke shkaktuar dëme të vogla në të dy avionët. 

Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje pas përplasjes me shpejtësi të ulët. 

Një zëdhënës i Virgin Atlantic tha: Ne jemi të vetëdijshëm se maja e krahut të një prej avionëve tanë bosh ra në kontakt me një avion tjetër ndërsa po tërhiqej nga stendat në Terminalin 3 të Heathrow në Londër.

“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë kryesor. Ne mund të konfirmojmë që asnjë klient nuk ishte në bordin e avionit të Virgin Atlantic gjatë kësaj kohe. 

Avioni i British Airways kishte mbërritur në Londër nga Akra, Gana dhe do të nisej për udhëtimin e kthimit pasdite.

Një zëdhënës i Heathrow tha: “Ne po punojmë së bashku me shërbimet e urgjencës dhe partnerët tanë të linjës ajrore në përgjigje të një incidenti që përfshin dy avionë në tokë më herët sot. Për momentin, nuk është raportuar asnjë lëndim pasagjerësh dhe ne nuk parashikojmë që të ketë ndonjë ndikim të vazhdueshëm në operacionet e aeroportit.”

Së paku pesë zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje në rast se ka pasur ndonjë rrjedhje karburanti apo zjarr të mundshëm. Një mori zyrtarësh të tjerë të sigurisë së aeroportit siguruan vendin e ngjarjes. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital

Sulmi në metronë e Londrës, vdes 13 vjeçari, 4 të tjerë në spital