FOTO/ Reyes përcillet në banesën e fundit, mijëra qytetarë marrin pjesë në homazhet e futbollistit

FOTO/ Reyes përcillet në banesën e fundit, mijëra qytetarë marrin pjesë në homazhet e futbollistit

Momente nga homazhet në nder te Reyes

Rrugët e Sevillia-s sot kanë qenë të mbushur nga admirues të ish-futbollistit Jose Antonio Reyes që të shtunën ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. 35-vjeçari është përcjellë në banesën e fundit, por më parë ka marë nderimet e mijëra të pranishmëve.

Në një kishë në qyetin e Sevillia-s fillimisht janë organizuar homazhet për ish-futbollistin e Real Madrid, Arsenal, Sevillia dhe së fundmi Extramadura-s. Në homazhe nuk mungoi as djali i tij 11 vjeçar, Jose Antonio, i cili ishte së bashku me ish-gruan e futbollistit.

Një detaj që i emocionoi të gjithë ishte një foto pranë arkivolit të ish-futbollistit, ku shquheshin  Reyes me dy vajzat e tij, Noelia dhe Triana. Në të shruhej: “të duam babi”.

Gjithashtu një moment shumë i vështirë ka qenë edhe ai i të atit të futbollistit, Francisco Reyes, i cili mbeti shumë i prekur emocionalisht.

Madje gjatë funeralit ai është shoqëruar nga miq dhe të afërm të cilët e mbanin nga krahët. Ndërkohë për t’u veçuar edhe një tjetër detaj, që kishte të bënte me arkivolin që ishte i mbulur me flamurin e Sevillia-s, skuadrës ku Reyes u zhvillua dhe debutoi si futbollist./ Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët