FOTO/ Shpërthimi i vullkanit nënujor dhe goditja nga cunami, pamje dramatike të shkatërrimit në Zelandën e Re! Autoritetet thirrje qytetarëve: Qëndroni brenda

FOTO/ Shpërthimi i vullkanit nënujor dhe goditja nga cunami, pamje dramatike të shkatërrimit në Zelandën e Re! Autoritetet thirrje qytetarëve: Qëndroni brenda

Një zonë në Zelandën e Re, mbuluar nga hiri vullkanik

Imazhet ajrore të publikuara nga Forcat e Mbrojtjes së Zelandës së Re tregojnë shkatërrimin katastrofik të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit në ishullin Togna dhe më pas goditjen nga cunami.

Zona të tëra janë mbuluar me hi vullkanik si dhe janë dëmtuar shumë ndërtesa. Cunami shkatërroi lagje të tëra dhe mbeturinat 'mbuluan' zonat e tjera që i shpëtuan shkatërrimit.

Qytetarët janë paralajmëruar të kenë kujdes për shkak se shëndeti i tyre rrezikohet nga hiri i vullkanit, duke iu kërkuar që të qëndrojnë brenda e po ashtu të pinë ujë të blerë në shishe pasi uji i rrjetit është i ndotur. Sipas autoriteteve do të duhen disa javë deri sa situata të rikthehet në normalitet.

Vullkani në Togna shpërtheu më 15 janar ndërsa gazi, tymi dhe hiri që dolën nga vullkani arritën në një lartësi deri në 20 km. Ndërkohë ekziston frika për të tjera shpërthime të fuqishme të vullkanit.

Zona të tëra në Zelandën e Re janë mbulluar nga hiri vullkanik

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet