FOTO/ U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta", Klodian Kapedani e Fisnik Qose të qeshur pranë njëri tjetrit
Klodian Kapedani dhe Fisnik Qosja

Klodian Kapedani dhe Fisnik Qosja krah për krah të buzëqeshur. Del fotoja e të arrestuarit me urdhër të SPAK për akuzën e blerjes së votave për llogari të kandidatit të koalicioni Berisha Meta, Fisnik Qosja, i cili fitoi në zgjedhjet e 14 majit 2023 me një diferencë prej 855 votash kundrejt socialistit Redjan Krajli.
Arrestimi i Kapedanit u bë më 9 qershor 2023 teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës dhe pritet të dalë para gjykatës për masën e sigurisë të dielën, 11 qershor.
Ndaj tij SPAK ngriti akuzën e "Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, sipas nenit 328 të Kodit Penal.
Përgjimet telefonike të SPAK zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Burime të Report Tv bënë me dije se për 39-vjeçarin nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave.
Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Whatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për drejtuesit vendorë.
Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t'u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste.
Lajmi kryesor:
U arrestua për blerje votash për kandidatin e koalicionit 'Berisha - Meta' në Kavajë, përgjimet e SPAK për persona të tjerë 'kapën mat' 39-vjeçarin
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.6%
-
Kurti
38.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 205
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep mandatin si kryebashkiak Albert Halilajt
4 Tetor, 12:45
-
U kap me snajper në makinë, gjykata e Tiranës dënon me 7.9 vite burg ish efektivin e RENEA-s Remal Rada
4 Tetor, 11:50
-
‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë
4 Tetor, 11:24
-
Ndezën zjarre në Manzë e Kavajë dhe dogjën dhjetëra dynym tokë! Arrestohen dy zjarrvënës, dy të tjerë nën hetim
4 Tetor, 11:03
-
Përurohet godina e re e Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës, Veliaj: Bashkia e Tiranës me numrin më të madh të aseteve publike
4 Tetor, 07:14
-
Stop dhunës ndaj gazetarëve! Tiranë, dhunohet administratori i 'Pamfleti' Gjergj Zefi: "Askush nuk më mposht!
4 Tetor, 00:27
-
Konflikt mes disa personave në Tiranë, efektivi i ‘Shqiponjave’ qëllon me armën e shërbimit! AMP nis hetimet
3 Tetor, 22:23
-
Tiranë/ E bija kërkoi ndihmë në 'Pa Gjurmë', i moshuari gjendet i pajetë në Dajt pas katër ditësh i humbur
3 Tetor, 18:46
-
Raporti i OSBE për zgjedhjet e 14 majit, ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE në Tiranë: Të zbatohen rekomandimet e reja dhe ato që janë pezull
3 Tetor, 17:20
-
Apeli rrëzon kërkesën e Prokurorisë, Enca nuk rikthehet në burg, do hetohet e lirë për vazot me kanabis që mbolli në vilë
3 Tetor, 16:30
-
Konfirmoi në detyrë prokurorin Enklid Gjini, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK
3 Tetor, 16:06
-
Shitjet e apartamenteve shënojnë rekord, në 6 muaj u kryen 657,6 milionë euro transaksione! Janar-qershor 2023, rritja 80 mln €
3 Tetor, 15:58