Foto/Universiteti publik si kasolle
Në privat shkolla paguhet me dru

Foto/Universiteti publik si kasolle<br />Në privat shkolla paguhet me dru
TIRANE - Ndër universitetet e mbyllura në vend, të cilat nuk plotësonin kriteret ligjore, figuron edhe një i tillë.

Kjo është godina e një institucioni të arsimit të lartë, në të cilin merrnin dije studentët shqiptarë, por që me urdhin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të mbyllet. 

universitetei lushnje

Shqiptarja.com meson se behet fjale per filialin e Universitetit Bujqesor ne Lushnje

Vetë ministrja Lindita Nikolla e shfaqi këtë foto në një konferencë, ku më së shumti i dha përgjigje akuzave të opozitës se po mbyllen institucione me “një të rënë të lapsit”.

“Kjo është mundësia e re për profesionistët shqiptarë që do ta bëjnë Shqipërinë evropiane? Ku është gënjeshtra jo,dhe ndërhyrja me një të rënë të lapsit? Na ndalojnë në rrugën tonë për t’i zhbërë këto realitete”, tha ministrja Nikolla.

Sakaq, një tjetër foto e bërë publike, është edhe ajo e një salle inovacioni në një universitet privat, ku përvec kompjuterëve të nevojshëm për zhvillimin e mësimit, në mes të sallës ndodhet një sobë me dru.

universitetei vitrinat
“Një turp. Kjo është klasa e inovacionit? Soba në mes shërben edhe si mjet për të paguar studimet studentët që në vend të respektojnë kontratat ligjore paguajnë me dru, për të funksionuar kjo sobë. Ka dhe histori orizi, sheqeri, mielli, lope po ashtu për të funksionuar mensa”, tha Nikolla.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba