FOTO/Do aplikojë për punë? Ish-ministri i PD-së plotëson testin e CIA-s amerikane

FOTO/Do aplikojë për punë? Ish-ministri i PD-së plotëson testin e CIA-s amerikane

Inteligjenca amerikane, përveç se është një ndër më të fuqishmet në botë, është edhe tepër aktive në rrjetet sociale.

Shpesh me thirrje për rekrutimin e personave me aftësitë e duhura, CIA poston edhe kuize të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi CIA ka postuar këtë foto ku i fton qytetarët të gjejnë të dhëna si koha, vendi e të tjera.

Kësaj loje nuk i ka rezistuar dot as ish-ministri demokrat Enkelejd Alibeaj.

Në Twitter ai i përgjigjet postimit të CIA duke dhënë versionin e tij të përgjigjeve, ndoshta duke treguar se është i interesuar për punë, në kushtet kur opozita ka dalë nga të gjitha institucionet.

“A jeni të aftë të përcaktoni kohën e ditës në foton më poshtë?

Vendosini aftësitë analitike në provë. Nëse ia dilni mirë, konsideroni të aplikoni te CIA”, shkruan inteligjenca amerikane.

Mbetet vetëm ta urojme Alibeajn, pasi dhe kërkesat për shërbim në vendet e Lindjes se Mesme dhe të Islamit janë shtuar dhe ish deputeti i PD e njeh mirë atë terren! /Tema

1597232312_Screenshot1.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Eliminoi Cityn, Ancelotti: Tani fitojmë Championsin! Asnjë angleze e italianë në 4 më të mirat e Europës, mësohen data dhe oraret e gjysmëfinaleve

Eliminoi Cityn, Ancelotti: Tani fitojmë Championsin! Asnjë angleze e italianë në 4 më të mirat e Europës, mësohen data dhe oraret e gjysmëfinaleve