Aksident rrugor në Korçë, makina shkatërron derën e hekurt dhe përfundon në oborrin e shtëpisë mes luleve

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku disa kanë mbetur të plagosur disa persona. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, mes luleve. Gazetarja e Gladiola Hoxha sjell foto nga aksidenti ku shihet që makina është mes murit gjigant të krijuar nga lulet.

Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa makinat kanë thyer dy pemët që ishin të mbjella në trotuar, është shkatërruar dera prej hekuri duke bërë që një nga makinat të përfundojë në oborrin e shtëpisë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes ngrenë si problematikë lëvizjen me shumë shpejtësi të makinave dhe motorrëve në këtë aksi, ku mbi të gjitha shprehen se nuk ka asnjë kontroll policior. 

"Tym dilte që këtej, kalojnë makinat me një shpejtë si të llahtarisur, parakalojnë njëra tjetrën, polici nuk ekziston këtu, makinat bëjnë qejf përnatë sa fëmijët në oborr na llahtarisen nga zhurma", tregon nga një dëshmitarët në vendin e ngjarjes. 

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 31/05/2020 22:13

    Epo golfi I ka prere rrugen o ti qe duhen shtuar kontrollet e policave policat Jan me injorante se ato qe Kan qen ne Timon. Burri huj qe ka hyre aty ska pas rrugezgjidhje se te con inercia pastaj ske me timon. Keshtu qe thjehst nje aksident asgje tjeter ne zone te banuar asgje alarmante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

U kallëzua nga KLSH, GJKKO urdhëron SPAK: Hetoni ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi