Fotolajm/ Ata vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen!

Fotolajm/ Ata vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen!

Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.
Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë.

Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.
Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.


Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.

*Foto nga gazetarja Beti Njuma

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E**A**: 19/08/2019 09:06

    Pasi ndodhi aksidenti u kujtove ti për të folur bukur ?! Si zakonisht. Karragjoz mediatik.

    Përgjigju
  • asl: 18/08/2019 09:52

    Clidhje ka se eshte afer ministrise apo afer bashkise fusni brenda ata qe mbajne pergjegjesi.Pse ka skela ne vende te tjera te shkoje komisioni teknik per verifikim.

    Përgjigju
  • Fatos: 18/08/2019 00:37

    Ke te drejte blend,,,kane ardhe maloket ne tirane per te marre jete njerezish,,,se ata vete e kane vdekjen si me le......

    Përgjigju
    • [email protected]: 19/08/2019 19:40

      Mos ofendo ...ti je me posht se maloket me kete koment qe ben ..nqs ke byth dilu para malokeve dhe thuju mos bej trimin me tastier ...gomar me 4 klas

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët