VIDEO/ Breshka gjigante del në bregdetin e Semanit, mahniten pushuesit! Veterineri e merr në krahë dhe e ndihmon të notojë

Një breshkë uji gjigante e dalë në bregdetin e Semanit ka mahnitur pushuesit këtë të diel.

Përmasat e saj janë 1 metër e gjatë dhe 65 cm e gjerë. Pushuesit të mahnitur nga madhësia e saj janë aftuar për ta ndihmuar që breshka të rifutej sërish në ujë.

Me breshkën në krahë të cilën e ka mbajtur me shumë vështirësi për shkak të peshës, veterineri Niku Kristuli që shihet në këtë foto, është futur në ujë për ta lënë atë më pas të lirë. Shoqëruar me duartrokitjet e pushuesëve për gjestin e veterinerit, breshka është larguar.

Mbijetesa e breshkave është shumë e vogël. Në njëmijë breshka të vogla, 1 jeton sepse ka shumë rreziqe në kohën e parë të tyre të jetesës. Studiuesit vazhdimisht kërkojnë ndihmën e banorëv në evidentimin e breshkave për t’i ruajtur këto gjallesa të rrezikuara prej zhdukjes.

Italia dhe Greqia e kanë shndërruar folejzimin e breshkave detare në një atraksion turistik. Këto llojë breshkash janë parë shpesh kohët e fundit edhe në brigjet tona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2021 22:33

    /ai atje/,nuk e dija qe Shqiperia zgjidhet si vend folezimi nga breshkat e ujit! Kam degjuar qe ato kthehen cdo vit me qindra, ne te njejtat plazhe per te leshuar vezet,por per Shqiperine nuk e dija.A ka mundesi te leshojne vezet dhe te mbijetojne ne keto plazhe ku rivalizojne me plazhistet dhe cadrat qe ngulen thelle ne rere,per te mos folur per plastiken qe gelltisin ne det?!Njehere, kam pare nje dokumentar,por nuk me kujtohet per cilin vend flitej,por ama me kujtohet qe zona ranore ku breshkat leshonin vezet,ishte kategorisht e ndaluar per plazhistet te qendronin,ose te vendosnin cadrat.E kam veshtire te imagjinoj qe <<biznesmenet>> tane te plazheve,te pranonin te sakrifikonin rreshta te tera cadrash e shezlongesh per hir te breshkave !!!

    Përgjigju
  • Nesti: 26/09/2021 15:43

    Lëri stilet e karates dhe shtyje pak më thellë

    Përgjigju
  • ai atje: 26/09/2021 12:07

    O veteriner, ka dale per te lene vezet. Kane sezonin e vezeve tani. Pjellin vezet, i mbulojne me rere ne breg te detit, dhe pastaj kthehet perseri ne uje. Te shpresojme qe gjen ndonje vend tjeter, ndodhta tek toka e vdekur ose ne bregdetin e sektorit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë