POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fotolajm/ Ja shqiptari i vetëm
në karikaturat e "Charlie Hebdo"

Publicisti Genc Burimi, që prej vitesh jeton në Francë, publikoi një karikaturë të veçantë dhe të rrallë. Është i vetmi shqiptar që pati një karikaturë në revistën satirike “Charlie Hebdo” nga dora e Jean Cabut, i njohur me emrin e artit Cabu, njëri prej katër karikaturistëve të vrarë në masakrën e 7 janarit në Paris. Karikatura me portretin e Burimit është bërë në vitin 1999, kur kishte nisur lufta në Kosovë dhe revista franceze mbronte shqiptarët.

Duke folur për gazetën “Shekulli” Genc Burimi kujton se ishte një numër special i revistës “Charlie Hebdo” kushtuar Kosovës, më 14 prill 1999, kur ndodhi eksodi kosovar. “Charlie Hebdo” vendosi një karikaturë gjigande në faqë të parë, një traktor mbushur me kosovarë me diçiturën ironike: Në Kosovë parapëlqehet "co-voiturage" d.m.th. rentabilizimi i veturës me shumë veta. Për të përgatitur këtë numër Cabu, karikaturisti star i “Charlie Hebdo”, u dërgua në shkollën më prestigjoze franceze, Instituti i Shkencave Politike të Parisit që përgatit ata që bëhen ministra në Francë, me shpresën se aty mos gjente, ndër studentët e huaj, ndonjë shqiptar dhe sllav që t'i karikaturonte.

"Në këtë Grande Ecole (shkollë të madhe), që prej Jusuf Vrionit, s'kishte patur shqiptar tjetër. Më takon mua dhe më fton bashkë me një kolegun tim kroat për një kafe. Na bën të flasim, të shkëmbejmë, dhe pa kuptuar na karikaturon në bllokun e tij poshtë tavolines. Në kariktature tallet si me kroatin, nga i cili priste një luftetar, por që i doli budist, ashtu dhe me Gencin, shqiptarin që edhe ky s'e ka mendjen te lufta, por të bëhet kryeministër në Shqipëri"-kujton Burimi për karikaturistin e famshëm që u vra në moshën 76-vjeçare.


charlie hebdo

kosova charlie hebdo

*Marre nga Shekulli

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

Komento