Fotolajm/ Karikaturistët arabë i
kundërpërgjigjen "Charlie Hebdo"

Fotolajm/ Karikaturistët arabë i<br />kundërpërgjigjen
Karikaturistët arabë i janë përgjigjur me të njëjtën satirë karikaturave në numrin e fundit të revistës “Charlie Hebdo”. Karikaturat e botuara vënë në pikëpyetje lirinë e fjalës në Perëndim, duke sulmuar liderët e tyre hipokritë, siç theksojnë ata dhe Izraelin për aplikimin e standardeve të dyfishta me myslimanët.

Karikaturistë nga Jordania, Sudani, Libani, Katari dhe vende të tjera dënuan vrasjet në Paris, por publikimi i numrit të fundit të kolegëve të tyre evropiane ka ndezur zemërimin e tyre, duke bërë që ata t’i sulmojnë me të njëjtën monedhë. 

Në një prej karikaturave në një prej websiteve arabe, shfaqet një evropian duke i dalë nga goja një gjarpër. Ndërsa në imazhin ngjitur me titull anti-semitizëm, i njëjti person shfaqet me gojë mbyllur me dry.
 
karikaturat arabe

Në një tjetër karikaturë tjetër ata përdorin sulmin në “Charlie Hebdo” për të përplasur Izraelin dhe dhunën e saj ndaj palestinezëve.
Një karikaturist turk akuzon kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu se po përpiqet të përfitojë nga gjakderdhja në Paris duke u ofruar hebrenjve francezë strehë në Izrael.
 
karikaturat arabe

Pjesë e satirës është bërë edhe lideri palestinez Mahmud Abass me anë të një karikature ku ky i fundit çon lule në varret e viktimave të Charlie, duke harruar krejtësisht 2192 bashkatdhetarët e tij të vrarë nga lufta në Gaza, verën e kaluar.

karikaturat arabe
 
Në përgjigje të publikimit të revistës franceze, ka pasur edhe një reagim të tillë: “Gazetaria nuk është krim... dhe unë nuk jam Charlie”, shkruan Al Arab një karikaturist nga Katari, me anë të një karikature në Twitter.

karikaturat arabe
 
Revista, e cila në numrin e fundit botoi sërish karikatura të profetit Muhamed, pavarësisht sulmeve terroriste, është ndaluar në disa vende si Marok, Algjeri, Tunizi dhe Turqi. Po ashtu, ka nisur një valë protestash myslimane kundër karikaturës së fundit të profetit Muhamed.


 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin