Foto-lajm/ Kush është Ina Muka, policja e ‘Shqiponjave' që humbi 2 gishta në protestën të banorëve të Astirit

Foto-lajm/ Kush është Ina Muka, policja e ‘Shqiponjave' që humbi 2 gishta në protestën të banorëve të Astirit

Ina Nuka, punonjësja e Policisë që u plagos në protestën e banorëve të Astirit

Shqiptarja.com sjell foto të polices Ina Muka, që mbeti e plagosur rëndë në protestën e dhunshme të banorëve të Astirit, ditën e sotme para Parlamentit. (Lexo këtu)

Nuka humbi 2 gishta të njërës dorë në këtë protest pasi i plasi një kapsollë e hedhur nga protestuesit e "Astirit". Ina Muka mësohet se është pjesë e repartit “Shqiponja” në komisariatin nr.3 në Tiranë. Ajo ka humbur 2 gishta të njërës dorë, ndërkohë që 15 kolegë të tjerë të saj pësuan dëmtime.

24-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Më herët, në spital shkuan për t’a vizituar kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ina Nuka, efektivja e policisë që u plagos sot në protestën e dhunshme të banorëve të Astirit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saimir: 29/11/2018 16:56

    Sido qe te jet puna nuk gjuhet mbi policine...ai ishte nje spirilluc ... u cuan ne protest ne franc per naft...nuk gjujti kush mbi policin se e dijn se ca i pret...gjuan kush ne drejtim te policve amerikan...nuk ja mban kush as ti shaj jo ma me i gjujt...kto edhe protesta sdijn te bejn..shum te urt jan tregu familjaret e vajzes qe e kan len ket ceshtje ne dor te policis....ishalla sherim te shpejt ines

    Përgjigju
  • Fredi: 23/11/2018 10:27

    Të kapen organizatorët dhe kryesisht ai që dëmtoi këtë vajzë të mrekullueshme e ti kalbin brënda! Bajgat!

    Përgjigju
  • raul: 23/11/2018 10:21

    po mori pjese ne proteste kryevagabondi i shqiperise sali Lushaj patjetr qe do kete ngjarje te renda,,,

    Përgjigju
  • Andis: 23/11/2018 08:10

    Ina Nuka ponte kishte qen motra ime do ju degjeneroja gjithe zonen e astirit a tune shpellarave. Ju q....a robt malok

    Përgjigju
  • Drejtsia: 23/11/2018 05:32

    Po lexoj komentet dhe me vjen te qesh me fatkeqesine e tjetres. Nderkohe qe I uroj nje sherim sa me te shpejte dhe ndoshta riparimin me operacion plastik te dores qe ta sjellin ate sa me prane jetes normale, e verteta eshte qe do harrohet ashtu si u harruan fatkeqet e gerdecit dhe te 21 janarit. Deri me sot asnje politikan ska dhene llogari ne shqiperi qofshin hajdute e vrases te djathte apo te majte. Rama flet per leket e taksave qe sdo tju japi ktyre banoreve qe ndoshta e kan ndertuar pa leje objektin e per sa kohe e Kane me leke te pastra crendesi ka sa katce e Kane apo sa leke kane? Ato ti ndalonin para se ti ngrinin qofte ne kohen e kujtdo. Nese Rama apo Basha duan te kursejne leket e taksave tona le te fillojne me sasine e lekeve qe vjellin nga ndertimet dhe tenderat qofshin projekte te pandertuara fare apo te ndertuara si syte e tyre qe tju plasin. Mjaft mbajtet ane politike dhe u bete lodra te sistemit eshte koha qe te ngriheni dhe te mbroni ekonomine e njeri tjetrit se neser e ke ti. Nano, Berisha Rama dhe basha ju kan vjedh mjaft, mbroni njeri tjetrin o njerez.

    Përgjigju
  • moderni: 22/11/2018 23:45

    pervec kafsherise te atyre qe sulmojne policine, skandali brenda skandalit ishte qe ndihma mjeksore nuk ishte e menjereshme..dhe koleget nuk dinin ku ta conin te plagosuren. aty afer duhet te kishte pasur nje ambulance dhe mjeke gati per te nderhyre.

    Përgjigju
  • Sarah: 22/11/2018 21:25

    Pjesa me qesharake eshte qe ai palo krytar i partise demokratike del para kamerave dhe vazhdon ta quaje me perbuzje ate vajze te shkrete "policja e tyre"... Mjere ne per keta gomere!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/11/2018 18:53

    Te shkuara oficeres se policise Ina,ajo eshte bij nene si edhe koleget e saj , ata djem te palgosur padrejtesisht ne ate proteste te pamerituar. Si ka mundesi qe qeveria te kompensoj keto objekte te paligjshme. Duhet te hetohen ata punonjes te Aluiznit qe kane bere legalizime te paligjshme dhe selektive ne ate zone si edhe tu ngarkohen atyre financat dhe jo ne taksapaguesve per demt qe ju kane sjelle shtetit. Pse jane ndertuar objekte te paligjshme ne token shteterore. Atehere sikur te kerkojne te gjithe ish-poseduesit qe u jane prishur objektet do te thote qe shteti te shkoj drejte falimentimit.

    Përgjigju
  • Lili: 22/11/2018 18:28

    Po te ishte njeri i familjes time mos me thashin burr njerit nga protestusit me te parit qe del nga burgu do i prisja doren? Protestojn per salibashen’ se kshtu jan mesu ata te vin ne pushtet se me vot te lir Nuk vin kurr, por se kan fajn kto fajn e ka aj qe i kemi dhan voten qe nuk i kalb ne burg

    Përgjigju
    • Robshi: 22/11/2018 20:55

      Lili ti do jesh nga ata te 21 janarit qe i bije me tulle policit nga menyra si flet...avash avash se do te te vije dita kur mund te sulesh edhe ti per partine...

  • Faik: 22/11/2018 18:13

    Shèrim tè shpejt Vajzès ! NEVERI dhe URREJTJE për OPOZITÈN e KRRIMIT bashkè me BANDITÈT ZABTUES tè TROJEVE ! NEVERI edhe pèr Edi Ramèn qè i dèrgon Policèt si Mish pèr Top , dhe NUK ju jep as Urdhèr që të mbrojnë Veten e tyre . POLITIKA 28 Vjeçare èshtè e mbushur me KRIMINELÈ,HAJDUTË , HORRA , BANDITË , KRYEKUSARË, TRADHTARË , HALABAKË, BATAKÇINJË , MASKARENJË dhe ZVARRANIKË!

    Përgjigju
  • Pronari: 22/11/2018 18:11

    Kur ai qe kryeson protesten ka vrare njerez ne Bukevard ne 21 Janar sigurisht dhe nuk i beri pershtypje, qe nuk i duket asgje plagosja e polices qe eshte aty per te bere punen e saj. Ai do gjykuar per shume gjera qe i ka bere Shqiperise por e para eshte vrasjet e 21 Janarit.

    Përgjigju
  • Arbër: 22/11/2018 18:10

    Shpresoj që të mos jet e lënduar më shumë se kjo, i uroj nga zemra shërim te shpejte!

    Përgjigju
  • Erjon: 22/11/2018 17:59

    Te shkuara vajzes me siguri ligji do fitoj mbi te gjitha

    Përgjigju
    • Turi: 22/11/2018 18:14

      te shkuara vajzes , na vjen keq per efektiven e policis, gjinah esht dhe femer. medet per ne ku jemi katandisur.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, digjet apartamenti në Patos