Malet me borë të Shqipërisë duken si një 'dallgë gjigande' nga brigjet italiane (FOTOGALERI)

Malet me borë të Shqipërisë duken si një 'dallgë gjigande' nga brigjet italiane (FOTOGALERI)

Malet me dëborë të Shqipërisë

Nga brigjet italiane malet me borë të Shqipërisë duken si një "dallgë gjigande". Shqipëria shfaqet në momente të caktuara nga brigjet e Salentos, por spektakli i kësaj radhe me malet me dëborë ka lënë pa frymë fqinjët përballë. Fotot janë shkrepur nga Maria Pacoda një fotografe nga Lecce e Italisë, në zonën e Santa Cesarea Terme dhe janë publikuar nga e përditshmja italiane La Repubblica. 

"Si një valë deti që përplaset me bregun. Me një shikim të shpejtë kështu të duket, por në të vërtetë është produk i maleve shqiptare të zbardhura nga dëbora që shfaqen në horizont. Jemi në Salento dhe në fotot e Maria Pacodas edhe fokusi ndryshon. Por relievet janë shumë lehtë të dallueshëm edhe në sajë të qiellit të pastër. Kjo nuk është hera e parë që malet shqiptare duken përtej detit", shkruan La Repubblica.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2

Një thirrje nga thellësia e gojës së SPAK për Ngjala 2