FOTO-LAJM/ Nëndetësja '105' në stërvitjen e 'Defender 2021', marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë në bazën e Pashalimanit

FOTO-LAJM/ Nëndetësja '105' në stërvitjen e 'Defender 2021', marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë në bazën e Pashalimanit

Stërvitja e 'Defender 2021'

DURRËS- Në kuadër të stërvitjes 'Defender 2021', marinsat amerikanë dhe polumbarët shqiptarë kanë kryer ditën e sotme stërvitjen në bazën e Pashalimanit pranë Vlorës. Report Tv sjell foto nga kjo stërvitje, teksa është bërë pjesë e stërvitjes edhe nëndetësja 105.

Stërvitja e 'Defender 2021'

Stërvitja Europe 21 është krijuar për të siguruar që forcat amerikane dhe ato të NATO-s të jenë të trajnuar, të aftë të veprojnë së bashku dhe të gatshëm që t'i përgjigjen çdo kërcënimi nga çdo drejtim.

Stërvitja e 'Defender 2021'

Defender Europe 21 është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë. Ajo do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/05/2021 00:58

    Nendetesja 105 eshte pjese e historise,mos e lini te ndryshket dhe te degradoje.Duhet riparuar,lyer e kthyer ne shkelqimin e pare si objekt muzeal.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet