FOTOLAJM/Shoferi shmang macen,
makina përfundon mbi barrierat anësore

FOTOLAJM/Shoferi shmang macen,<br />makina përfundon mbi barrierat anësore
Zvicër - Një makinë në Nendaz të Zvicrës ka përfunduar mbi barrierat mbrojtëse të një rruge, pasi shoferi u mundua të shmangte një mace që i doli përpara.

Makina ka humbur ekuilibrin dhe ka mbetur e varur mbi barrierat anësore, të cilat kanë ndihmuar që makina mos të binte poshtë. Sipas policisë lokale, nga ky aksident nuk pati asnjë person të lënduar.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes rreth orës 07:30. Fillimisht, makinën e pa një banor, i cili sapo ngriti kokën lart pa automjetin që qëndronte mbi barrierat.

makine mbi barrierat

Paksa i çuditur nga ky "show" i makinës, ka lajmëruar policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi dhe pasagjerët ishin me fat dhe kjo falë barrierave anësore që ndodhen në rrugë.

makine mbi barrierat


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK