FOTOT/ Brenda burgut ku mbahet Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së

FOTOT/ Brenda burgut ku mbahet Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së

Burgu ku po mbahen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Gjykata Speciale ka publikuar akuzat për Hashim Thaçin dhe ish-komandantët e UÇK-së. Këta të fundit prej disa javësh tashmë ndodhen në burg, në pritje të nisjes së gjykimit.

Burg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen

Haaglanden është një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.

Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.

Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare.

Të burgosurit mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…

Përveç kësaj,  të burgosurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive, të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, qw do tw thotë se ata edhe mund tw falen…/ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 01/12/2020 13:22

    Aty duhet te ushte Lulush kembeshtrembri e bythngjituri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale