Lajmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së futën në listën e zezë një ish-President dhe një ish-Kryeministri të një vendi si Shqipëria, Sali Berishën, ka bërë bujë të madhe në mediat më të rëndësishme botërore.
Ish kryeministri është shfaqur në faqet e para të mediave ndërkombëtare të cilat kanë pasqyruar deklaratën e sekretarit Amerikan të Shtetit i cili rendit argumentet e DASH.
Agjencia e lajmeve Reuters , ka deklaruar se SHBA e kanë shpallur Non-grata ish-presidentin shqiptar, Sali Berisha për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive, ndërkohë që theksoi se pavarësisht kontakteve të para me të ai kishte refuzuar t’u përgjigjet atyre.
Ish-lideri Sali Berisha shpallet non-grata e ka titulluar kështu ABC news dhe në artikullin e saj media amerikane ka theksuar edhe nnjëherë se për Shqipërinë thembra e Akilit ka qenë përherë korrupsioni dhe me këtë masë SHBA, ka treguar se gjendet në krah të shqiptarëve.
Associated Press, në artikullin e vete ka përfshirë edhe reagimin e Berishës pas vendimit të bërë publik nga sekretari amerikan dhe ka theksuar se Berisha është zyrtari i katërt i lartë shqiptar i shpallur non-grata në SHBA, por asnjë nga të mëparshmit nuk ka mbajtur pozita kaq të larta.
Lajmi për vendimin amerikan, ka zënë vend edhe në mediat rajonale i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë raportimit të një zhvillimi kaq të rëndësishëm.
Balkan Insight, ka theksuar se gjatë gjithë karrierës së tij politike Berisha është karakterizuar nga ulje ngritje, nga presidenti I parë I zgjedhur në mënyre demokratike, tek përplasjet e dhunshme në 1997, dështimi i skemave piramidale dhe shpërthimi në Gërdec.
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.5%
-
Jo
85.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 2305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja britanike e Berishës 'non-grata'! Korrupsioni me Fazlliçin, lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët
20 Maj, 19:39
-
Operacioni i SPAK, Berisha sulmon Dumanin: U dekonspirua 9 orë para se të niste, bosët ikën jashtë, u arrestuan roje e magazinierë
20 Maj, 19:09
-
Ylli Pata: 'Diversiteti' - Teza e Agron Gjekmarkajt, si tendë për ballkonin e Berishës
18 Maj, 21:12
-
Mero Baze: Bashkim në perversitet!
18 Maj, 20:24
-
Duka kundër Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’, koha e pandëshkueshmërisë ka ikur! Mbështes propozimet e Bashës për zgjedhoren
17 Maj, 19:12
-
Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in
17 Maj, 17:56
-
Berisha shkeli sërish arrestin, avokat Beqiri: Eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit
16 Maj, 19:02
-
Kërkohet përjashtimi i Irena Gjokës nga hetimet parapake, avokatët e Berishës depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Posaçme
16 Maj, 13:07
-
'Vdiq’ baba të na lirojë krevatin', Myslim Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet
15 Maj, 14:45
-
Meta i shkon poshtë ballkonit Berishës, ‘harron’ se SPAK po heton për aferën ‘Partizani’: Është në arrest se doli kundër Ballkanit të Hapur
14 Maj, 22:37
-
Berisha shkel sërish arrestin shtëpiak, fut në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman Brook
14 Maj, 20:50
-
Ylli Pata: Cirku politik me helenizmin si kauzë opozitare
14 Maj, 19:52